Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
“Vëllai”, Xhafaj: 8 vite në pushtet pse nuk i provuat akuzat, po këto muaj në qeveri?!
auto_655170__original1505218790.jpg

Tiranë, 12 shtator - Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, iu është përgjigjur akuzave të opozitës, ku kryedemokrati Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha por edhe opozitarë të tjerë thonë se vëllai i tij ka lidhje me krimin dhe me trafikun e drogës.

 

Ai tha se e presin shumë punë si ministër, por shtoi se kjo është ndoshta e fundit herë që jep sqarimin e tij, si detyrim ndaj qytetarëve.

 

 

“Opozita ka nisur një sulm të egër personal bazuar në një histori të 15 viteve më parë, të cilin e kam sqaruar me fakte. 15 vjet më parë kur unë isha ministër e ju opozitë, e ngritët këtë akuzë. Në 2010 kur ju ishit në pushtet, njëri Kryeministër e tjetri Ministër i Brendshëm, më sulmuat me të njëjtin avaz, vëllanë. Ju përgjigja akuzës tuaj si pushtetar, çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë”, u shpreh Xhafaj.

 

Ai pyeti se kur demokratët ishin tetë vjet në pushtet i kishin mundësitë për të provuar akuzat por nuk  bënë, duke thënë se ju rikthyen këtij avazi në kulmin e reformës në drejtësi.

 

“E rikthyet këtë akuzë sërish në mars kur u bëra ministër. Nga muaji maj ju opozitarët u bëtë pushtetarë duke drejtuar Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë me ministra të emëruar prej jush. Ku janë provat dhe faktet ndërkombëtare nëse nuk ka të tilla. Por çfarë bëtë në këto katër muaj, ku kishte më mirë se të më vinit përballë me prova e fakte”, pyeti Xhafaj.

 

Ai tha se nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore apo politike, duke thënë se prej 20 vitesh është pjesë e saj dhe se është i gatshëm të përballet në çdo moment me përgjegjësitë e tij.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 15:43  | Z.H. | 495 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.