Në klimën e akuzave të ndërsjella mes partive do të zhvillohet fushata e zgjedhjeve
Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
Bie ndjeshëm papunësia në tremujorin e dytë; meshkujt futen në punë, femrat jo
auto_punetor-1200x630_1505216672-92063801505217621.jpg

Tiranë, 12 shtator - Tregu i punës ka shënuar një ecuri pozitive gjatë pjesës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT. Në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 13,9 %.

 

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,3 pikë përqindje.

 

 

Në tremujorin e dytë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,3 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi shfaq tendencë në rritje, krahasuar  me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 3,4 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,8 %.

 

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje.

 

Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 0,3 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 2,2 pikë përqindje.

 

Papunësia

Në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,9 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,5 pikë përqindje dhe për femrat ka rënë me 1,7 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 14,9 % dhe për femrat është 12,5 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 26,4 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,2 pikë përqindje.

 

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç  është 10,8 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë ka rënë me 0,4 pikë përqindje.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 15:44  | Z.H. | 531 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.