Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
Shpërfillje e kërkesave të të rinjve nga partitë politike
Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
“Majlinda është krenaria e Kosovës”
Majlinda-Kelmendi-Olympics-Kosovo-690x380-640x300.jpg
Loading...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në takimin e tij të parë ka pritur drejtuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës, kryetarin Agron Kuka dhe nënkryetarin Memli Krasniqi, përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në xhudo Driton Kuka dhe kampionen olimpike Majlinda Kelmendi

 

Në këtë takim kryetar i FXHK-së, Agron Kuka, e uroi ministrin Gashi për marrjen e detyrës së re duke i dëshiruar që të përmbushin objektivat dhe programin e paraparë.

 

Ai e informoi ministrin për punën që po bën Federata e Xhudos, të arriturat dhe përgatitjet që janë duke bërë për garat në të ardhmen, me theks për pjesëmarrje në lojërat olimpike që do të mbahen në Tokio 2020.

 

Ndërkaq, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e uroi ministrin për marrjen e detyrës duke i dëshiruar mbarëvajtje në mandatin dhe punën që e pret përpara, duke shpresuar që mbështetja e MKRS-së për të dhe për FXHK-në nuk do të mungojë.

 

Nga ana e tij, ministri Gashi theksoi se është dita e parë e punës dhe se është i privilegjuar që ndër takimet e para po e zhvillon me krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe drejtuesit e federatës së suksesshme të FXHK-së, duke u zotuar se mbështetja e MKRS-së për xhudon kosovare nuk do të ndërpritet, veçse do të rritet edhe më tej.

 

Ai po ashtu tha se do të përkrah federatat sportive në bazë të meritave.

 

“Tashmë janë bërë disa përmirësime në infrastrukturën ligjore sikurse që është rregullorja për kategorizim, e cila do të na e lehtësojë punën edhe ne si ministri, por edhe federatat e sportistët do të përkrahen në bazë të meritave”, tha ministri Gashi. /Express/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 16:04  | Z.H. | 569 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Era krijon miqësi me Paris Hilton, kjo e fundit i komenton në Instagram (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.