Në klimën e akuzave të ndërsjella mes partive do të zhvillohet fushata e zgjedhjeve
Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
BE-ja do të ndajë 120 milionë euro prej vitit 2018 për internet pa tel pa pagesë
132320481.jpg

BE-ja do të ndajë 120 milionë euro prej vitit 2018 për internet pa tel pa pagesë, përkatësisht për instalim të mijëra terminaleve pa tel pa pagesë nëpër tërë Evropën, në vende publike siç janë parqet, spitalet dhe bibliotekat, lajmëron korrespondenti i MIA-s.

Parlamenti evropian sot në Strasburg, dha dritë të gjelbër për programin, të cilin para një viti e kumtoi kryetari i Komsionit, Zhan-Klod Junker në fjalimin e tij për "Ghendjen e Unionit", ka për qëllim të distribuojë në 6000 deri 8000 qytete dhe fshatra, nga të gjitha vendet-anëtare, "vauçerë' prej 2000 eurove, me të cilët do të lejohet të kryhen ndërhyrjet e nevojshme teknike për instalim të terminaleve pa tel.

Ideja është të thjeshtëzohen sa më shumë procedurat, në mënyrë që ky shërbim të jetë i kapshëm madje edhe në fshatrat e vogla, të cialt nuk i dinë formalitetet e ndërlikuara evropiane.

Për t'i kërkuar ata vauçerë, prëfaqësuesit e pushteteve lokale do të mund të ndërlidhen në ueb-faqe të posaçme, ku gjithashtu do të mund të gjejnnë listë të kompanive, të autorizuara për kryerje të punëve instaluese. Kompanitë, kur do ta marrin vauperin, më pas do t'u drejtohen organeve evropiane për pagesë.

Bashkësitë lokale të cilat dëshirojnë të kenë dobi nga rrjeti, duhet në këmbim, ta financojnë së paku tre vite mirëmbajtjen e terminaleve dhe shpenzimet për parapagesë të operatorëve të cilët do të sigurojnë internet.

Vauçerët do t'u distribuohen komunave në bazë të "të arriturit të parë", por Komisioni siguroi mekanizma për sigurim të shpërndarjes së drejtë gjeografike të shërbimeve në të gjitha vendet-anëtare të BE-së.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 16:45  | Z.H. | 227 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.