Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Spartak Ngjela: Askush nuk e ndal dot reformën, Rama të largohet nga Basha e Berisha
ngjela-1024x7362_2.jpg

Tiranë, 12 shtator - Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se krerët e politikës shqiptare nuk do mund ta ndalojnë reformën në drejtësi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka lëshuar akuza shumë të forta ndaj Edi Ramës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. “Do t'i lejojë Uashingtoni këta të korruptuar, Ramën, Berishën dhe Bashën, që, për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ta çojnë Shqipërinë në Lindje? Absolutisht që jo. Edhe nëse kishte ndokush dyshim në bashkimin e këtyre të treve në një aleancë antireformë dhe antiamerikane të fshehtë, dje, gjatë votimit të Ruçit si Kryetar Kuvendi, rezultoi e provuara se tre vota në 80 votat e fituara, ishin hedhur nga deputetë të Partisë Demokratike. Po pse kjo fshehtësi? Në fakt kjo është pyetja që i hap rrugën logjikës së faktit aktual.

Në të vërtetë analiza e kësaj çështjeje është shumë më e thellë, sepse tre deputetë kapi arsyeja aritmetike, por kuptohet që janë edhe më shumë. Bllofi i Metës që nuk votoi grupi i tij, i nxori zbuluar të dyja palët. Tani sigurisht që logjika racionale nxjerr arsyen e vet. Megjithatë, unë i kam arsyetuar këta si të bashkuar kundër Reformës që në marrëveshjen Rama -Basha në muajin maj”, ka thënë Ngjela. Sipas avokatit, kjo vjen se që të dy, edhe Berisha edhe Rama rrezikohen nga reforma antikorrupsion. Madje ai ka thënë se të dy nuk kanë të ardhme nëse ndjekin këtë rrugë.

“Saliu ndërkohë e di që nuk mund ta ndërmarrë këtë hap, prandaj ka lënë dy të vegjlit, Rama Basha, të shpallin luftën me pushkë druri kundër Amerikës. Në fakt ky përbetim ashtu duket se është kundër politikës perëndimore, por në fakt, para së gjithash, ky është i gjithë kundër zhvillimit perëndimor shqiptar. Pse, nuk e mori Enver Hoxha Shqipërinë dhe e plasi në Lindjen e Largët kur e kapi reforma antistaliniane për krimet makabre që kishte bërë në Shqipëri? A nuk i rropati Hoxha shqiptarët me lëmoshat që i dha Pekini? Ja, pikërisht kjo duket se është edhe rruga fëminore e Ramës, dhe historia Hoxha tani vjen e përsëritet sërish në Shqipëri; por me doza qesharake. Mu këtu vjen e del kjo pyetje: a do ta lejojë Uashingtoni këtë lloj politike? Absolutisht që jo”, ka vijuar avokat Ngjela.

 
/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 09:36  | Xh.I. | 456 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Kur Blerona bën grim edhe në palestër! (FOTO)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.