« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
HardhFest 2017, me sukses të paharruar
hardhFest.jpg
Loading...

Me orën poetike, hapjen e ekspozitës së artistëve, pjesëmarrës në Kononinë e Artit dhe me përzgjedhjen e mbretëreshës së Rrushit, të dielën është përmbyllur edicioni i 16-të i Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest.

Këtë vit, numri i pjesëmarrësve në HardhFest arriti mbi 50 mijë, gjë që tregon se interesimi për këtë festë është duke u rritur.

E veçanta e këtij edicioni ishte performanca e legjendës së rokut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupeve ndër më të njohura të rokut klasik, Deep Purple dhe Rainbow, si dhe George Giakis dhe grupin Troublemakers.

Gjithashtu HardhFest këtë vit riktheu në skenë grupin 403, të cilët për një kohë të gjatë nuk u panë në skena të mëdha.

Gjatë katër ditëve festive, n’Konak dhe në qendër të Rahovecit, u mbajtën aktivitete të ndryshme tradicionale e artistike.

Hapja e festivalit filloi të enjten, me 7 shtator. Parakalimi i mekanizmit bujqësor, nga qendra e qytetit, deri tek Konaku, ishte aktiviteti i parë që i dha frymën e festivalit dhe qytetit të Rahovecit.

Ndërsa, me prerjen e Kalaveshit të rrushit, filloi ceremonia zyrtare, ku të pranishëm ishin akterë politikë, e që fjalën e mori i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi, si dhe nikoqirja e festës, Djellza Jaha. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe shpallja e vreshtarëve dhe vertarëve më të mirë.

Interesim të madh kishin secila nga aktivitetet e mbajtura, si vizita në vreshta HardhTour, garat në shpejtësinë e vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, Karnavali në Qytetin e Rahovecit, Demonstrimi i pjekjes së rakisë, etj. Ndërsa në panairin e verës dhe rakisë, për të cilin organizohet i gjithë festivali, u pa një interesim i jashtëzakonshëm i vizitorëve vendorë e turistë të huaj, të cilët degustonin verërat në secilën verari, e cila ishte e hapur për gjatë 4 ditëve të festës.

Dita e parë u përmbyll me Sofra tradicionale, e përcjellë me instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës tradicionale shqiptare si dhe me performimin unplugged të bandit Magnituta n’Konak rreth “kazanit” dhe vazhdoi në HardhCamp.

E të nesërmen me 8 shtator, festa nisi me performimin e dj në Promo Skenat n`Konak të cilët po argëtonin publikun. Demonstrimi i pjekjes së rakisë po vazhdonte, si dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, vazhdonin të pikturonin në Kolonia e Artit.

Në anën tjetër, HardhTour vazhdoi vizitën në monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore si dhe vizitë bodurmeve të Rahovecit.

E n ‘Konak po mblidheshin publiku nga anë e mbanë Kosova dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, për t`u argëtuar me koncertin e parë të kësaj feste, ku të parët që hipën në skenën e madhe ishin familja Shtavica, rok grup ky i përbërë nga tri gjeneratat e kësaj familje, e pas tyre atmosferën e ndezën Offchestra, për të pritur në skenë rikthimin e grupit 403. Mbas performimit të 403 për më shumë se një orë, dj Maarvel, dj Mickey dhe dj NWE, mbajtën publikun të ndezur deri mbas mesnate.

HardhCamp ishte një ndër atraksionet më të mëdha të festës, ku ishin kampistët të parët që fillonin festën n`Konak, e që përcillnin gjitha aktivitetet e festës.

Më datë 9 shtator, aktivitetet vazhdonin të kishin interesim nga turistët, të cilët prisnin me padurim koncertin e dytë të kësaj feste.

Koncerti madhështor filloi me muzikën cover të muzikantit nga Rahoveci Naser Dula, e më pas rok grupi nga Ssuedia Memory Writws. Një roker mjaftë i dashur për publikun BB Poqi vazhdoi të performonte si dhe mbas tij, paragrup i kësaj mbrëmje ishte George Giakis si dhe Troublemaker nga Greqia.

Rreth orës 23, me të hyrë në skenë ikona e muzikës rock Joe Lynn Turner, së bashku me pjesëtarë të grupit, atmosfera arriti kulmin, ku pothuajse për gjithë publikun, ishte hera e parë që po i dëgjonin live në një koncert këngët e grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Gamblemania & BAND, nga Prishtina, dj Oda dhe dj Gruda, mbanë të zgjuar publikun deri në mëngjesin e së dielës.

Edhe në ditën e tretë - të dielën (10 shtator) atmosfera si n’Konak ashtu edhe në qytetin e Rahovecit, nuk kishte të ndalur deri në orët e vona, kur edhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës së artistëve të Kolonia e Artit si dhe orën poetike, me poezitë e poetit nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj.

Për këtë edicion që vulosi një sukses mjaft të madh, duke sjell në Rahovec mbi 50 mijë vizitorë, HardhFest falënderon të gjithë ata që mundësuan një organizim të tillë. Falënderon qytetarët e Rahovecit, për bujarinë dhe mikpritjen e treguar për të gjithë vizitorët dhe turistët, për të cilët bënë konakë gjatë katër ditëve, Vreshtarët dhe Vertarët e Rahovecit, pa të cilët një organizim i tillë s`do të kishte vlerë dhe gjithë artistët që morën pjesë në festival.

Sponsorët e “Hardhfestit” të cilët mundësuan që kjo festë të kishte nivelin e duhur e gjithashtu edhe partnerin e festivalit "Stone Castle". Një përkrahje të madhe dhanë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Komuna e Rahovecit, nën patronatin e të cilëve organizohet edhe Festa e Vjeljes së Rrushit.

Të palodhshëm u treguan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët HardhFest u është shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin e tyre.

Festa e vjeljes së rrushit Hardhfest ka tri vite që është ri brenduar me format të ri dhe që po mbahet në Rahovec, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë, e që është duke sjell emra të njohur botërorë. Këtë vit festa e madhe e rrushit u mbajt me sloganin “Mbas Verës vjen Vera”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 11:26  | L.E. | 312 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.