Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Rama, demokratëve: S’keni parë gjë akoma
ram1_1.jpg

Tiranë, 13 shtator - Para se deputetët të votonin programin e qeverisë Rama 2, kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës dhe kreut të saj me një replikë të gjatë për gjithë sa tha nga foltorja.

Ndërsa betohej se oferta e tij për PD-në ishte e sinqertë, Rama përsëriti edhe njëherë shprehjen e 4 viteve më parë, “S’keni parë asgjë akoma”, por në një kontekst tjetër nga ai i atëhershmi.

“U tha truk, hile, hipokrizi, nuk më vjen keq, nuk keni faj që nuk e besoni se është hapje e vërtetë ndaj jush e ndërtuar si qasje e re mbi cfarë unë dhe ne kemi mësuar në 4 vjet. Ky është vetëm fillimi i fillimit, dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush dhe s’keni parë gjë akoma. Më vjen keq që unë nuk bëra dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot e atyre që thatë po këtu 4 vjet më parë, nuk cuditem, mirë nuk më vjen që nuk e sfiduat dot qeverinë e re, mor po asnjë fjali të re”, tha Rama, shkruan Lapsi.al.

Rama iu përgjigj akuzave për blerje e vjedhje votash në zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi.

“Më akuzuat mua për blerje votash dhe vjedhje në zgjedhjen e Rucit, nuk cuditem as faj nuk u vë dot, duket se kultura e mohimit të realitetit ju është bërë sëmundje. Humbët 140 mijë vota, tani vini këtu, 13 veta mangut nga ç’ishit kur shkuat në zgjedhje me konkluzionin që ne me 9 vetë plus nga cfarë ishim qenkemi në panik se na ka brakisur populli. Si mund ta kuptoni ju programin tonë, kur nuk jeni në gjendje të shikoni këtë fakt aq tronditës. Edhe Basha ishte në fjalën e vet ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të republikës së re, më duket se kishte më shumë hallin këtu të mundte fantazmat e Patozit dhe Jozefinës që e akuzojnë dhe kërcënojnë nga penxherët e Zukenbergut, sesa të paraqiste në replikën e tij me kohë të barabartë me timen vizionin e opozitës, ligjërata me play back e cadrës së lirisë ishte si gjella e mbetur nga dreka për ta ngrënë në darkë, sa i madh paska qenë ai kazan, mbarojeni dhe kthehuni në realitetin produktiv”, tha ai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 12:56  | Xh.I. | 304 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Kur Blerona bën grim edhe në palestër! (FOTO)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.