Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
Ish-drejtoresha ka shpenzuar në mënyrë joligjore në llogari të Qendrës për Punësim në Shkup
133111382.jpg

Shkup, 13 shtator - Çorape burrash, letra të lagura, kozmetikë, spërkatës, qumësht për trup, smoki, cigare, kaçkavall të përzier dhe vezë thëllëze japoneze, pije soje, haribo, peshk të freskët salmon dhe levrek, produkte të konservuara, stika dhe fruta arrore, janë një pjese e produkteve të cilat i ka blerë në llogari të Qendrës për punësim në Shkup në kuadër të Agjencisë për Punësim ish-drejtuesja e saj, Sllobodanka Aleksovska, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtoresha e Agjencisë, Biljana Jovanovska.

Aleksovska në pajtim me rregullat ligjore është suspenduar nga pozita drejtuese e Qendrës për Punësim të Qytetit të Shkupit, ndërsa siç njoftoi Jovanovska është sjellë vendim për ngritjen e procedurës disiplinore e cila do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve.

 

Në vijim është kompletimi i dokumenteve të nevojshme për parashtrimin e kallëzimit penal për vepra të kryera penale nga Aleksovska.

 

Jovanovska njoftoi se në kundërshtim me Rregullin për shfrytëzimin e automjeteve motorike zyrtare, Aleksovska ka shfrytëzuar dy automjete jashtë orarit të punës, pas orës 16 e 30 minuta edhe atë gjatë fundjavave, gjatë shfrytëzimit të ditëve të lira dhe gjatë shfrytëzimit të pushimit vjetor.

 

Nga buxheti i Agjencisë, Aleksovska ka shpenzuar mjete për taksa rrugore dhe për parking jashtë orarit të punës gjatë ditëve jopune dhe në orët e vona të natës. Gjithashtu, për shërbime hotelierike ka bërë llogari në shuma mbi 6.000 denarë në orët e vona të natës dhe gjatë fundjavave.

 

Aleksovska, siç informoi drejtoresha e Agjencisë, nga buxheti i këtij institucioni në vitin 2016 i ka shpenzuar 429.597 denarë (rreth 7.000 euro), ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti 116.625 denarë (rreth 2.000 euro) për nevoja personale dhe familjare prej marketeve, qendrave tregtare, farmacive etj. 

 

Si dëshmi për këto pohime Jovanovska gazetarëve të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp u ka treguar fotokopje dhe llogari fiskale.

 

Jovanovska theksoi se rishikimi për vitet para viteve 2016 akoma nuk është bërë dhe se do të ndërmerren masa që të hetohet në tërësi prona e Agjencisë dhe të gjithë drejtuesve në këtë periudhë.

Ajo premtoi punë të ndershme dhe respektim të plotë të rregullave ligjore pozitive në vend.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 13:31  | Xh.I. | 9,219 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.