« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Shkolla e Baletit me mjedise të reja, Veliaj: Mbajtëm premtimin
1505298800veliaj.jpg

Tiranë, 13 shtator - Shkolla e Baletit ka tashmë mjedise të rikonstruktuara me kushte moderne. Kreu  i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur ku brenda dy viteve ka përfunduar rikonstruksioni i Shkollës së Liceut Artistik dhe i Shkollës së Baletit, që janë fidanishte për artistët e rinj.

 

“Kjo ka qenë një javë fantastike për Tiranën në fakt. Kemi hapur disa shkolla të reja. Unë besoj se shkollat ku kemi gjasat më të mëdha që të kemi produkt të mirëfilltë ‘Made in Albania’ janë dy: Shkolla e Liceut dhe Shkolla e Baletit. Ndaj edhe më vjen mirë që në të dyja këto shkolla që janë shkolla kombëtare kemi më në fund një arritje të jashtëzakonshme. Pra në gjysmën e parë të mandatit, në dy vitet e para zgjidhen dy shkolla kombëtare që mirëpresin të rinj nga e gjithë Shqipëria”, u shpreh ai. 

 

Kreu i Bashkisë u shpreh se në ambientin përreth shkollës nuk do të lejohet tregtia, ndërsa ftoi të gjithë shitësit që të shfrytëzojnë hapësirat e ngritura nga Bashkia e Tiranës për këtë qëllim. 

 

“50 metra nga këtu është tregu ku mund të shiten rroba, mund të shitet sallatë, por për sa kohë që bashkia e ka një hapësirë ku kjo mund të bëhet me dinjitet, jo në rrugë, jo në shkollë, jo te vendi ku vijnë ata ku nesër do u themi, ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Për sa kohë që është ky opsion, atëherë le të përdorim atë vend për të shitur dhe këtë vend për të mësuar, për të praktikuar, për të bërë gjëra të bukura, për të bërë art”, tha ai, duke shtuar se koha ka treguar se gjërat e bukura kërkojnë edhe vendime të vështira.

 

“Vendimet e vështira ndonjëherë prodhojnë histeri, por për sa kohë që ky qytet, pavarësisht se është i mbingarkuar me 1 milionë njerëz, por edhe me 1 milion probleme, secili ka hapësirën e vet ku mund të jetojë jetën me dinjitet, pa prishur, pa cenuar dinjitetin e dikujt tjetër, që gjithashtu do të realizojë aspiratën e jetës së tij”, tha Veliaj, ndërsa kërkoi nga përfaqësuesit e komunitetit dhe anëtarët e këshillit bashkiak që të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e hapësirave publike që i shërbejnë të gjithëve.

 

Veliaj u bëri thirrje pedagogëve dhe të artistëve të cilët tashmë kanë dalë në pension, që të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë sërish për brezin e ri. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 14:45  | Z.H. | 211 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.