Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
SHBA - Tillerson nuk synon rritjen e tensioneve me Rusinë
wo12-Tillerson-655x356.jpg

Uashington, 13 shtator - Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, nuk dëshiron që mospajtimet diplomatike ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, të përshkallëzohen mëtutje dhe synon përmirësim të lidhjeve ndërmjet “dy fuqive atomike”, ka thënë mbrëmë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

“Mendoj se sekretari beson se nuk është i domosdoshëm aksion i mëtejshëm i përshkallëzimit në këtë pikë dhe ne synojmë përpjekje për të lëvizur përpara”, tha Nauert.

Këto komene janë bërë në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Shtetet e Bashkuara më 31 gusht kanë urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Rusisë në San Francisco dhe të dy përfaqësive tregtare në Uashington, ndërsa në shenjë të hakmarrjes, Moska ka urdhëruar shkurtim të madh të personelit diplomatik amerikan në Rusi.

Në mospajtimet e gjëra ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, përfshihen edhe akuzat e komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, sanksionet e imponuara nga fuqitë perëndimore kundër Moskës për aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e forcave separatiste në pjesën lindore të Ukrainës, pastaj për strategjitë lidhur me Sirinë dhe Korenë Veriore.

Zëdhënësja Nauert e ka përmendur vizitën në Moskë të përfaqësuesit special amerikan për Korenë Veriore, Joseph Yun, në Moskë, për biseda me zyrtarët rusë, si shenjë të vazhdimit të bashkëpunimit në përpjekje për ballafaqim me Phenianin, lidhur me programet e ndaluara raketore dhe atomike të Koresë Veriore./REL/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 15:25  | Xh.I. | 238 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.