Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
Shpërfillje e kërkesave të të rinjve nga partitë politike
Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
Ministri Bekteshi morri pjesë në Asamblenë e përgjithshme të UNWTO-së në Kinë
MINISTRI NE ASAMBLENE E UNWTO-se.jpg

Çengdu, Kinë 13 shtator -  Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në suaza të mbledhjes vjetore të Asamblesë së përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) që  është duke u zhvilluar në qytetin Çendu të Kinës, morri pjesë në votimin për sekretar të ri general të saj, dhe në votimin e bordit të ri drejtues të organizatës që menaxhon çështjet e turizmit në nivel botëror.

Hapjen e mbledhjes së 22-të të Asamblesë së përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit, në të cilën marrin pjesë 70 ministra përgjegjës për turizmin nga e gjithë bota, e bëri Dr. Luoqiang, kryetar i Çengdu.

Luoqiang gjatë hapjes së Asamblesë dha mesazhin se turizmi është një ndër industritë më të rëndësishme në botë, dhe se me pjesëmarrjen aq të madhe të ministrave nga e gjithë bota u dëshmua se qeveritë janë të vetëdijshme për vlerën e turizmit si industri shumë e rëndësishme në ekonomitë e shteteteve dhe të botës në përgjithësi.

Në mbledhjen vjetore, ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për turizmin nga e gjithë bota, ministri Bekteshi u takua me më shumë homologë nga rajoni dhe bota, me të cilët diskutoi per zhvillim e turizmit në botë, trendet e reja në turizëm, përmirësim të shërbimeve turistike.

Ministri Bekteshi gjatë takimeve njoftoi ata me ofertën turistike të Maqedonisë, si dhe për mundësitë për bashkëpunim në drejtim të rritjes së numrit të turistëve, përmes ofrimit të lehtësirave të ndryshme.

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) është agjenci e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për promovimin e turizmit të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës. Është organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e turizmit, e cila promovon turizmin si nxitës të rritjes ekonomike, zhvillimit përfshirës dhe qëndrueshmërisë mjedisore dhe ofron udhëheqje dhe mbështetje për sektorin turistik në drejtim të avancimit të njohurive dhe politikave të turizmit në mbarë botën. Ajo shërben si një forum global për çështjet e politikës së turizmit dhe një burim praktik i njohurive të turizmit.

Asambleja e Përgjithshme është mbledhja kryesore e Organizatës Botërore të Turizmit. Mblidhet çdo dy vjet për të miratuar buxhetin dhe programin e punës dhe për të debatuar tema me rëndësi jetike për sektorin e turizmit. Çdo katër vjet zgjedh një Sekretar të Përgjithshëm.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 15:35  | Xh.I. | 528 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Era krijon miqësi me Paris Hilton, kjo e fundit i komenton në Instagram (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.