Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
Shpërfillje e kërkesave të të rinjve nga partitë politike
Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
Maqedonia dhe BeH-ja nënshkruan marrëveshje për njohjen e patentë shoferit
133854507.jpg

Shkup, 13 shtator - Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina sot në Shkup nënshkruan marrëveshje për njohje të ndërsjellë të patentë shoferit të dhënë në njërin ose në shtetin tjetër.

Me marrëveshjen organet kompetente të dy shteteve në mënyrë reciproke i njohin patentat e shoferëve të cilët i drejtojnë automjete në territorin e njërit ose shtetit tjetër.

Nga ana e Maqedonisë marrëveshjen e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovki në prani të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Goran Sugareski, ndërsa nga ana e BeH-së dokumentin e nënshkroi ministri i Komunikimeve dhe Transportit Ismir Jucko.

Ministri Spasovski theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes me BeH-në është pjesë e projektit të Ministrisë për njohje reciproke dhe zëvendësim të patentës së shoferit.

"Besojmë se ky hap dukshëm do ta përmirësojë bashkëpunimin midis dy shteteve, duke e pasur parasysh afërsinë dhe faktin se një numër i madh i qytetarëve jetojnë ose tranzitojnë përmes njërit ose shtetit tjetër", tha ministri Spasovski.

Përveç me BeH-në, deri më tani marrëveshje të tillë Maqedonia ka nënshkruar me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa në vijim është procedura për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me Kosovën, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

Ministri i Komunikimeve dhe Transportit i BeH-së tha se vizitën në Maqedoni e përjeton si vizitë te miqtë, ndërsa nënshkrimin e marrëveshjes së sotme e vlerësoi si konfirmim të bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Transportit realizoi takim bilateral me kolegun e tij nga BeH-ja në të cilën u bisedua për restaurimin e linjës direkte ajrore midis Shkupit dhe Sarajevës. Dy ministrat shfaqën shpresë se linja ajrore së shpejti do të restaurohet. Në takim u bë fjalë edhe për inkuadrimin e BeH-së në bashkësinë transportuese, si dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral në komunikacionin rrugor. 

UPDATE: 13.09.2017 15:04:00

### 13.09.2017 09:13:00

Maqedonia dhe BeH-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve
103086195.jpg

Shkup, 13 shtator - Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të nënshkruhet marrëveshje midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës për njohjen dhe ndërrimin e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa në emër të Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministri i Komunikimeve dhe Transportit, Ismir Jusko.

Në nënshkrim do të jetë i pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i cili paraprakisht do të realizojë takim bilateral me ministrin e Komunikimeve dhe Transportit të BeH-së, Ismir Jusko.

 13.09.2017, 09:13  | 60 | 2,061 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Era krijon miqësi me Paris Hilton, kjo e fundit i komenton në Instagram (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.