Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Shekerinska-Krej: Maqedonia anëtare e NATO-s është qëllimi i përbashkët
133854650_1.jpg

Shkup, 13 shtator - Republika e Maqedonisë mbështetet në partnerët e saj strategjik posaçërisht në këto momente kur punojmë me përshpejtim në qëllimin tonë strategjik - anëtarësimin në NATO, tha sot ministrja e Mbrojtjes Radimila Shekerinska pas takimit me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit gjeneral-majorin Stiven Krej, i cili gjendet për vizitë disaditore në Maqedoni.

"Maqedonia anëtare e NATO-s është qëllimi i përbashkët sepse u shërben të dy interesave të mëdha - rajonit stabil dhe qytetarë stabil dhe të sigurt të RM-së. NATO-ja është aleancë serioze, ndërsa anëtaret shtete serioze. Për këtë angazhimi ynë është serioz", tha Shekerinska.

Sipas saj, përcaktimet strategjike nuk janë vetëm fjalë, por ata i tregojmë në vepër.

"Përcaktimi ynë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e dëshmuam edhe përmes pjesëmarrjes tonë të përhershme në misionet ndërkombëtare, përfshirë edhe misionin në Afganistan të cilin e vazhdojmë dhe rrisim, ndërsa e shfaqëm edhe gjatë stërvitjes së përbashkët me Forcat Ushtarake Amerikane", theksoi ministrja Shekerinska.

Theksoi se partneriteti strategjik është shfaqur edhe me vepra në SHBA, posaçërisht nga ana e Gardës Kombëtare të Vermontit, me ç'rast më shumë se 4.500 ushtarë të ARM-së kanë marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta me GK të Vermontit.

 

шекеринска креј

 Sipas komandantit të GK të Vermontit, Krej, për të cilin kjo është vizita e gjashtë në Maqedoni, partneritetin strategjik që e kanë të dy shtetet ka rëndësi të madhe për armatat, gjegjësisht për përvojat e fituara pozitive.

Ai paralajmëroi se gjatë vizitës në ditët në vijim do të bisedojnë për aktivitetet të cilat do të ndërmerren gjatë viteve të ardhshme, për angazhimet e të dy armatave, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 16:19  | Xh.I. | 460 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.