Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Eurostat: Rritet numri i të punësuarve në nivel të BE-së
102041079.jpg

Numri i personave të punësuar është rritur për 0,4 për qind në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me tremujorin paraprak, publikoi sot Zyra Evropiane për Statistkë (Eurostat).

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, në tremujorin e parë të vitit 2017, punësimet janë rritur për 0,5 për qind dhe në BE edhe në Eurozonë, me ç'rast këto numra janë adaptuar sipas sezoneve.

Në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2016, punësimet janë rritur për 1,6 për qind në Eurozonë dhe për 1,5 për qind në Union në tremujorin e dytë të vitit 2017. Me këtë rast, Eurostat vlerëson se në tremujorin e dytë të vitit 2017, 235,4 milionë burra dhe gra janë punësuar në Bashkimin Evropian, prej të cilëve 155,6 milionë kanë qenë në Eurozonë.

Mes vendeve-anëtare të BE-së për të cilët janë të qasshme të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2017, Malta ka rritje të punësimit për saktë një për qind. Pastaj vijojnë Spanja me 0,9 për qind Greqia dhe Polonia me 0,8 për qind dhe ato janë vendet që kanë shënuar shkallë më lartë të rritjes së punësimit në krahasim me tremujorin paraprak.

Përkundër kësaj, zvogëlim i punësimit është vërejtur në Kroaci prej minus 0,8 për qind, vijojnë Letonia (0,7), Rumania (0,6) dhe Estonia (0,5). 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 16:28  | Z.H. | 146 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.