Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Al Kaeda dërgoi kërcënime për Mianmarin për shkak të rohinxhëve
132551215.jpg

Al Kaeda bëri thirrje për mbështetje për rohinxhët myslimanë në Mianmar, të cilët u ekspozohen represioneve, për çfarë arsye 400.000 prej tyre janë detyruar të ikin në Bangladesh dhe u kërcënohet autoriteteve në Jangun se do të dënohen për "krimet".

Arratisjet e myslimanëve nga vendi kryesisht i populluar me budistë u shkaktuan nga përgjigja e ashpër e forcave të sigurisë së Mianmarit të një sërë sulmeve të kryengritësve myslimanë ndaj pikave policore dhe të armatave në pjesën perëndimore të Mianmarit më 25 gusht.

Grupi Al Kaeda, e cila i realizoi sulmet në SHBA më 11 shtator të vitit, publikoi deklaratë në të cilën u bën thirrje myslimanëve nga e gjithë bota t'i mbështesin "bashkëmendimtarët e Mianmarit me ndihmë materiale, armë dhe mbështetje ushtarake".

"Sjellja e ashpër kundër vëllezërve tanë myslimanë nuk mund të mbetet e pandëshkuar. Qeveria e Mianmarit do ta ndjejë atë në të cilën u ekspozohen vëllezërit tanë myslimanë", theksoi Al Kaeda në deklaratë.

Mianmari pohon se forcat e sigurisë zhvillojnë fushatë ligjore kundër "terroristëve", të cilët i akuzojnë se po sulmojnë policë, ushtarë dhe civilë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 16:29  | Z.H. | 987 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.