« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
« Ekspertët » Eksporti, kyç për zhvillimin e vendit
eksporti.jpg

Shkup, 13 shtator - Qytetarët e Maqedonisë shpenzojnë ndërkaq të huajt investojnë. Kjo shprehi patjetër të ndryshojë nëse duam që Maqedonia të bëhet ekonomi e fuqishme me orientim në eksport, vlerëson profesori Vlladimir Gligorov nga Institutit i Ekonomisë së Vjenës. Investimet patjetër të arrijnë mbi 20 për qind të Prodhimit Bruto Vendor dhe të sigurohet prezencë e produkteve vendore në tregun evropian. Ky është shtytësi kryesor elementar që do të sjellë zhvillim në vend, tha Gligorov, para biznesmenëve vendorë dhe krerëve të Qeverisë.

"Zhvillimi i veprimtarisë sipërmarrëse vendore është kyçe për një shtet. Është në rregull nëse ka investime të huaja dhe teknologji, kjo është në rregull, por nga aspekti makroekonomik dhe nga pikëpamja e zhvillimit, vendi patjetër të ketë potencial personal të sipërmarrjes", deklaroi Vlladimir Gligorov, Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike.

Nga Qeveria paralajmëruan masa për mbështetjen e kompanive me orientim në eksport dhe sigurimin e kushteve të njëjta për të gjithë investitorët, pa marrë parasyash a janë vendore a të huaj.

"Për momentin kemi rreth 50 për qind pjesëmarrje të eksportit në PBV. Ky numër në tremujorin e dytë të vitit 2017 është rreth 53 për qind. Nëse nuk arrijmë 60, 65 apo 70 përqind, nuk mund të kemi rritje serioze", deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Gligorov prezantoi shifër që shkaktoi reagime në sallë. Nëse ekonomia shënon rritje mesatarisht katër për qind, qytetarët do të kenë standard përafërsisht të njëjtë me shtetasit e BE-së, madje pas 30 viteve.

"Ai që tani ka 20 vite, pas 30 viteve, më saktë, kur do t’i bëjë 50 vite, do të mund të jetojë me standard mesatar në BE", tha Vladimir Gligorov.

"Jam i bindur se nuk duhet të presim 30 vite të arrijmë 90 përqindshin nga ajo që nënkupton mesatare në Evropë. Ja kjo arrihet me rritje prej 4 për qind. Mendoj se ekonomia e Maqedonisë mundet shumë më tepër", shtoi kryeministri Zoran Zaev.

Me vite të tëra, partneri më i madh tregtar i Maqedonisë është Gjermania. Këtë vit në vendin e dytë është Britania e Madhe, ndërkaq, vijojnë shtetet fqinje si Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 16:50  | Xh.I. | 513 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.