Në klimën e akuzave të ndërsjella mes partive do të zhvillohet fushata e zgjedhjeve
Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
« Lëviz me gisht » Pajisje e siguruar shkollore për 150 fëmijë nga familjet e rrezikuara sociale
21742295_10156435656654918_1484806115_o.jpg

Shkup, 13 shtator - Të dielën më 10 shtator, Parku i qytetit ishte vendi tubues për argëtim, për shumë buzëqeshje fëmijërore, për disponim të mirë, shoqërim dhe më e rëndësishmja prej gjithçka, për humanizëm në vepër. Më shumë se qindra qytetarë dhe emra të njohur të estradës maqedonase e shfrytëzuan pasditen e bukur me diell dhe lëviznin në mënyrë aktive me gisht në kuadër të hepeningut humanitar "Lëviz me gisht - Dhuro pajisje shkollore."

Aksioni i cili ishte në organizim të Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë, Lidhjes Ndërkombëtare - Shkup dhe Agjencisë për të Rinj dhe Sport, në kuadër të fushatës Lëviz me gisht, rezultoi me përgjigje masovike te qytetarët dhe kompanitë humanitare, me ç'rast u grumbulluan donacione të cilat do i kënaqin nevojat elementare për ndjekjen e mësimit të rreth 150 fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale nga 6 shkolla rajonale komunale në territorin e qytetit të Shkupit, ndër të cilat edhe Shtëpia për Fëmijë pa Prindër, "11 Tetori" dhe në shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta "Zllatan Sremec."

"Ekipi i Lidhjes Ndërkombëtare - Shkup, është i lumtur që pajisja e grumbulluar shkollore është mbi pritjet tona fillestare. Grumbulluam mbi 400 fletore, numër të madh të blloqeve, mbi 80 çanta shkollore dhe sasi të madhe të pajisjes tjetër shkollore. U falënderojmë të gjithëve që erdhën dhe dhuruan. Treguam se mundemi dhe se dimë se si me pak tu ndihmojmë atyre për të cilët është më shumë se e domosdoshme" - deklaroi Bojan Jovanovski, kryetari i Lidhjes Ndërkombëtare - Shkup. 

Në kuadër të hepeningut humanitar dyorësh, të pranishmit argëtoheshin me një numër të madh të personaliteteve të njohur maqedonas, ndër të cilët Tamara Todevska, Tijana Dapçeviq, Viktorija Lloba, Big Mama, dixhej Goce Saf, Martija Stanojkoviq, hip-hop grupi Bitriks, Lilla Stojanovska, Marko Noveski dhe shumë të tjerë, të cilët njëzëri i pohuan qëllimet e tyre të sinqerta për ngritjen e vetëdijes shoqërore për problemet urgjente me të cilat ballafaqohen këto familje. 

Në këtë iniciative të madhe humanitare për donacionin e pajisjes shkollore për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale, pjesëmarrje aktive kishin edhe Lidhja e Skautëve e Maqedonisë dhe Organizata e Grave e komunës së Shën Nikollës, të cilët organizuan pika grumbulluese për pajisje shkollore në Koçan, Prilep, Veles dhe Shën Nikollë, e të cilat mandej do u ndahen fëmijëve dhe familjeve në qytetet përkatëse. 

Ato që jetojnë në Kumanovë dhe në rajon, a dëshirojnë të dhurojnë pajisje shkollore, mund ta bëjnë këtë gjatë dy ditëve në vijim, edhe atë: më 13 shtator në SHMK "Nace Bugjoni", në periudhën prej ora 10 deri më 14 dhe më 14 shtator, në gjimnazet "Sami Frashëri" dhe "Goce Dellçev", në periudhën prej ora 10 deri më 14, në pikat e Qendrës për Dialog Interkulturor.

Qytetarët humanë të Kërçovës do të mund ta japin kontributin e vet në pikën e Aradhes Skaute "Mirko Mileski" që do të vendoset më 15 shtator në periudhën prej ora 12 deri 15, para Sokollanës. 

Me këtë eveniment, fushata "Lëviz me gisht," vazhdon me aktivitetet për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mundësitë e ndryshme për ndryshime shoqërore të cilat janë në fushën e çdo individi. Slogani i fushatës "Ti e ke radhën", e fton çdo qytetar që ta japë idenë e vet, të inkuadrohet dhe të realizojë aktivitete me qëllim që të japë kontribut të caktuar në bashkësinë në të cilën jeton. 

 

Më shumë informacione për atë  se si mund të inkuadrohet secili a njëkohësisht edhe detaje rreth aktiviteteve paraprake dhe të ardhshme të "Lëviz me gisht" janë në dispozicion në www.mrdnisoprst.mk, si edhe në faqen e Facebook-ut, www.facebook.com/MrdniSoPrst.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 16:04  | Z.H. | 480 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.