Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
LSDM: Kryetarët e inkriminuar të VMRO mbrojtja e fundit e regjimit të Gruevskit
133338800_9.jpg

Shkup, 13 shtator -  Kryetarët e inkriminuar të VMRO-DPMNE-së janë mbrojtja e fundit e regjimit të Gruevskit që qytetarët I mposhtën më 11 dhjetor, të njejtën do ta bëjnë edhe në zgjedhjet lokale, kumton sot Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së.

 

"Kandidaturat e reja të kryetarëve të vjetër të cilët me sukses e kanë ndjekur shembullin e Gruevskit për qeverisje kriminale dhe shaktërruese, edhe njëherë vërtetuan se partia VMRO-DPMNE është thellë e zhytur në krim dhe ende nuk mund të lirohet nga kthetrat e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

 

Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski janë kryetarë hajna tipik nga VMRO-DPMNE të cilët punojnë si dorë e zgjatur e shefit të tyre Nikolla Gruevski dhe që nuk kujdesen për qytetarët, por thjeshtë për interesat e tyre korruptive. E arritura më e madhe e Trajkovskit është që me urdhër të Gruevskit dhe Janakievskit në shenjë hakmarrje dhe kudnër ligjit ka rënuar objekte, ashtu siç thoshte Gruevski "me dinamit".

 

Trajanovski do të mbahet mend si shkatërrues më i madh i gjelbërimit të qytetit dhe drunjëve në Shkup si dhe plotësues i dëshirave të Nikolla Gruevskit. Qeverisja e papërgjegshme dhe shkatërruese e Trajanovskit e ka lënë Shkupin në ajër të ndotur, hapësirë jo të shëndetshmë mjedisi, kaos urbanistik dhe në komunikacion, përderisa njëkohësisht shpezonte miliona euro, para të popullit, për plazhe të rreme të qytetit, palma dhe rrota panoramike, vetëm për ti plotësuar dëshirat dhe apetitet kriminale të shefit të tij Nikolla Gruevski.

Qytetarët e njohin mirë punën e ndershme, transparente dhe të përgjegjshme të LSDM dhe për atë në zgjedhjet lokale oferta e ndershme e kandidatëve dhe programi i LSDM-së do të merr mbështetjen më të madhe nga votuesit. Qytetarët do të zgjedhin qeverisje të re lokale të udhëhequr nga LSDM e cila do të punon në interes të qytetarëve", thuhet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 18:25  | T.E. | 429 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.