Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Miratohet programi i qeverisë “Rama 2”
rama_19.jpg

Tiranë, 13 shtator - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Në përfundim të seancës maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 09:00, programi “Rama 2” u miratua. Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

Përqëndrimi tek Vettingu është mëse normal. Sistemi ynë i drejtësisë shkakton përditë shpresa dhe të drejta të shumë njerëzve të zakonshëm. Ne do shtyjmë fort që dhe populli të shohë prova konkrete të procesit të Vettingut. Një program i madh investimesh do bëhet në këtë mandat në insfrastrukturën rrugore e shkollore, partneriteti me biznesin do hyjë në një fazë të re. Do të luftojmë korrupsionin në administratë, pastrojmë grabitqarët në zyrat e shtetit. E kemi ne në dorë të rrisim sigurinë në vend, të godasim fort çdo të fortë që kërcënon njerëzit e zakonshëm në vend. Do rrisim nivelin e investimeve, duke ulur borxhin, të kapërcejmë nivelin 5% të rritjes ekonomike, të rrisim rroga e pensione në këtë 4-vjeçar. Do angazhohemi me pushtetin vendor për të mbyllur kapitullin të titujve të pronësisë. Do mbyllim procesin e legalizimeve, duke bërë inventarin e pronave të shtetit, që nga rrugët deri tek të gjitha tokat e lira bujqësore apo turistike, që s’mund  t’i lihen më në dorë grabitqarëve. Turzimin do ta kthejmë në një nga burime më të mëdha ekonomike në këtë 4-vjeçarin. Mos prenotoni ikje jashtë, sezoni turistik do sjellë një erë të re në Shqipëri. Mos u harxhoni kot për të ikur jashtë vitin tjetër” – tha Rama.

Programi i qeverisë “Rama 2” u has në kundërshtime nga kundërshtarët e tij politikë, si nga PD ashtu dhe nga LSI. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka quajtur një fletëpalosje me gabime e lajthitje programin e qeverisë të prezantuar dje e sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat në seancë plenare. Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se kryeministri është kujdesur t’i qepë një kostum të ngushtë programit që e quan qeveri të vogël, por sipas saj në program nuk ka asgjë konkrete.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “boshe dhe sipërfaqësore” paraqitjen e programit qeverisës të kryeministrit Rama për 4 vitet e ardhshme. Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare, Basha tha se kryeministri Rama nuk ka një program konkret qeverisës që të përfshijë nevojat dhe interesat e shqiptarëve, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:13  | Xh.I. | 644 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.