Sa ndikim kanë anketat para fillimit të fushatës zgjedhore?
A duhet moralisht funksionarët që garojnë në lokalet të japin dorëheqje (VIDEO)
Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
8 produkte që nuk skadojnë kurrë
mjalti.jpg

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit.

Ne po ju rendisim disa prej tyre.

Kripa

Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit. Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë. Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen. Është e qartë se kripa nuk ka afat.

Çokollata e zezë

Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht. Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë.  Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë.  Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës. Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur. Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.

Sheqeri

Ashtu si kripa që  përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri. Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata. Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.

Erëzat dhe perimet e thara

Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku. Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën. Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi.

Mjalti

Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës. Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm. Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj). Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.

Uthulla

Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja qeë nuk ka një afat skadimi. Konservimi i  saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi. Me kalimin e viteve asnjë lloj uthull nuk bëhet e  rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.

Orizi

Nëse ruhet në një temperaturë të ultë (rreth 3 ?) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet. Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por  mund të prishet. Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë larg.

Salca e sojës

Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet. Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 11:36  | L.E. | 831 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.