« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Kandidatët e pavarur japin një mesazh për ndryshim, tërheqin vërejtje për partitë politike dominuese
analistet-ks13.jpg

Prishtinë, 13 shtator - Zgjedhjet lokale të 15 tetorit në shtetin e Maqedonisë, jo vetëm që po cilësohen të rëndësishmë, por edhe tejet specifike pikërisht për shkak të emrave që pritet t’i hyn garës për të marr timonin e të parit të komunës, shkruan Zhurnal.mk
Në këto zgjedhje në Maqedoni si anjëherë më parë do të garojnë 27 kandidatë të pavarur, të cilët përballë do të kenë edhe parti të fuqishme që janë etabluar tashmë në skenën politike.

Megjithatë njohësit e çështjeve politike nga Kosova këtë gjë e shohin si diçka pozitive, madje sipas tyre kandidaturat e pavarura gjithnjë kanë një mesazh ndryshimi. Profesori
universitar i së drejtës Flamur Hyseni, këtë e spjegon përmes tri aspekteve.

"Në fazën në të cilën gjindet politikisht Maqedonia kjo risi mund të shikohet në disa aspekte: së pari, si insistim i kandidatëve tipik të pavarur të cilët dëshirojnë të sfidohen në zgjedhje për kryetar të komunës. Së dyti, si bërje me dije opinionit politik dhe opinionit të gjerë në Maqedoni se, forma e deritashme tipike e kandidimit përmes partive politike duhet të ndryshojë dhe së treti, se gjithë këto kandidime në realitetin e krijuar në Maqedoni japin një mesazh për ndryshim dhe tërheqje vërejtje për partitë politike dominuese të skenes politike", thotë për Zhurnal, profesori Flamur Hyseni.

Hyseni tutje shton se kjo praktikë e zhvillimit të demokracisë lokale në Maqedoni mund të sjellë risi në ndryshim të gjendjes dhe funksionimit të institucioneve edhe nëse nga 27 kandidatët e pavarur arriijnë të zgjedhen së paku 5 kandidat.

Garën e 27 kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e 15 tetorit e sheh pozitive edhe analisti, Bajrush Morina. Madje ai thotë për Zhurnal se pikërisht këta kandidatë duhet të udhëheqin disa komuna.

"Gara e 27 kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale në Maqedoni mendoj se ka anë pozitive. E para kjo garë e shton nivelin e demokracisë në Maqedoni dhe e dyta, një numër kaq i madh i kandidatëve të pavarur flet për “devalvimin” e partive politike në Maqedoni përballë votuesve. Pra konsideroj se në këtë vend po lëviz në të mirë shkalla e demokracisë politike dhe e dyta, “devalvimi” i vlerave politike të partive politike nënkutpon edhe refuzimin e votuesve përballë premtive të mërzitshme të këtyre partive politike. Mendoj se në Maqedoni, përkatësisht në disa komuna të këtij shtetit do të duhej të qeversinin të pavarurit pasi “të varurve” të politikës u ka “skadaur afati” ose janë devalvuar si vlera politike", thekson Morina për Zhurnal.

Ndryshe, nga përvoja e zgjedhjeve lokale të viteve të kaluara, elektorati në shtetin e Kosovës nuk ka shprehur besim tek kandidatët e pavarur. Me përjashtim të kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma të cilit për dy mandate bashkëqytetarët e tij ja besuan votën. Ndërsa, i njëjti pritet të garoj edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 08:38  | B.M. | 2,864 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.