29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Goditja në tru, çfarë duhet ditur dhe bërë?
gjakderdhja-tru.jpg
Loading...

Shkruan: Dr. Fatmir Mexhiti, specialist neurolog

Gjakderdhja në tru ( Hemoragjia) është sëmundje që mund të parandalohet dhe të shërohet. Pacientët të cilët kanë përjetuar gjakderdhje në tru, në të shumtën e rasteve nuk i kuptojnë simptomat në kohë dhe më e keqja është se  lajmërohen shumë vonë te mjeku, edhepse sëmundja e këtillë bie te situatat urgjente, ajo  kërkon “ shpejtësi në kohë”.

“Reagoni menjëherë prej në simptomin e parë” është porosia e profesionistëve, duke theksuar se alarmi duhet ndezur në çastin kur nuk mund të buzëqeshni, të varrni gjuhën ose ta ngreni dorën lartë.Hulumtimet më të reja tregojnë se në vendet e zhvilluara, numri i gjakderdhjeve në tru ka rënie deri në 42%, përderisa në vendet e pazhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara ka ngritje deri në 100 %.

Nga analizat e Organizatës botërore shëndetësore, shpeshmëria e gjakderdhjeve në tru është e lidhur direkt me lartësinë e të ardhurave për kokë banori,që do të thotë se vendet e pasura kanë arritur të ulin numrin e sëmundjeve , duke falënderuar skanimin( inçizimin efikas) dhe programim agresiv për preventivë.Gjakderdhja në tru tanimë nuk është  vetëm sëmundje  e personave të moshuar.Mungesa e njohjes së simptomave ose neglizhenca e tyre për këtë sëmundje, është shkaku kryesor që 75% e pacientëve mbesin invalidë të përhershëm, ndërkaq 55% prej tyre nuk mund të jetojnë pa përkujdesje tjetër.

Të gjitha njohuritë medicinale gjatë 20 viteve të kaluara tregojnë se gjakderdhja në tru ka mundësi të ndalohet dhe të shërohet, por si parakusht është njohja e parakohshme e simptomave dhe reagimi adekuat si te i sëmuri , ashtu edhe te sistemi shëndetësor. Në momentin kur  kanë zhvillim të gjerë simptomat e sëmundjes së hemoragjisë në tru, nuk duhet të pritet që  “ vetëm të kalon”, por me rëndësi është që menjëherë të vjen ndihma e parë e cila do ta dërgon pacientin në institutin përkatës shëndetësor.

Simptomet më të shpeshta që tregojnë shenja të gjakderdhjes në tru janë: marrja e papritur e gjysmës së djathtë ose të majtë të trupit, pamundësi e të folurit, shqiptim ose të folurit e pakuptueshëm, ndjesi e gjysmës së trupit, pasiguri dhe marrje me seriozitet e të ecurit, pengesë në shikim, imazhe të dyfishta, gjendje hutie e rëndë si dhe kokëdhimbje e panjohur deri atëherë.

Një nga masat më të rëndësishme për ndalimin e gjakderdhjes në tru është regullimi i shtypjes së gjakut. Rezultati është shumë i ulët  nga ajo se vetëm 64% e pacientëve e dijeni  për hipertension in e tyre dhe marrin ilaçe. Rreziku kryesor është shtypja e lartë, e cila është shkaktare e e gjysmës së të sëmurëve me gjaktderdhje në tru, përderisa sëmundja e sheqerit (Diabeti) e rrit rrezikun për dy herë më shumë.

Gjakderdhja në tru është katastrofa që mund të parandalohet dhe të shërohet , revolucioni i shërimit të gjakderdhjeve në tru është terapia trombolitike,të cila nëse  e jep  në katër orët e para të zhvillimit të sëmundjes , shëron me sukses 60 përqind të pacientëve në mjedisin tonë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 09:51  | B.M. | 3,542 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.