29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgjedhje fer dhe demokratike
Kosovo-independence.jpg

Shkup, 21 shtator - Zgjedhjet e lira përcaktojnë thelbin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit të së drejtës. Me zgjedhjet e lira argumentohen vlerat e shoqërisë, përfshirë këtu mënyrën e të kuptuarit dhe shfrytëzimit të së drejtës së votës, sprova e bindjeve politike të liderëve partiakë për të respektuar të drejtën e votës dhe zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e lira pasqyrojnë realitetin e pluralizmit në një shoqëri demokratike, ku pushteti detyrohet të realizojë detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve. Zgjedhjet e lira mund të konsiderohen ato zgjedhje që realizohen në pajtim me Kushtetutën, ligjet, rregullat juridike dhe standardet ndërkombëtare të OSBE-ODHIR. 

Shqiptarëve në Maqedoni u duhen zgjedhje ku do të fitojnë ata dhe jo partitë politike. Këta të fundit gjithësesi do të duhet të përçojnë një mesazh uniteti te mbështetësit e tyre  dhe njëkohësisht të japin fuqishëm po atë mesazh që të ruhen nga përplasjet e mundshme me mbështetësit e subjekteve tjera, kështu e nis prononcimin e tij për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, gazetari dhe analisti, Urim Saliu, i cili më tej shton se partitë politike duhet të ulen dhe vëllazërisht dhe të garantojnë zgjedhje fer dhe demokratike.

"Do ishte mirë që gjithë subjektet politike shqiptare garuese në zgjedhjet e tetorit , të ulen në një tryezë vëllazërore më shumë se sa të një forme tjetër  për të garantuar zgjedhje korrekte dhe demokratike, pa kërcënime, pa shantazhe dhe pa incidente të mundshme.Ne kemi një elektorat të vetëdijësuar tashmë, por asnjëherë nuk mund të përjashtosh edhe incidente të mundshme që reflektojnë keq.Atë moment  nuk ka përse të duhen fitoret.", thotë Saliu.

Sipas tij partitë shqiptare duhet të ruajnë raportet mes tyre, pasi në rrethin e dytë do ta kenë të domosdoshme bashkëpunimin me njëra tjetrën, pasi sipas tij, në disa komuna ka rrezik që t'ju ikin nga duart për shkak të futjes së LSDM edhe në taborin që u ka takuar tradicionalisht këtyre partive.

"Kjo tryezë e subjekteve shqiptare është  e nevojshme sepse do të jetë një garë e nxehtë sepse janë shumë konkurues .Partitë gjithashtu duhet të ruajnë raportet mes tyre sepse në raundin e dytë do të kenë domosdoshmërisht nevojën për njëra-tjetrën.Në këtë tryezë duhet të ketë edhe një unifikim që të ruhen komunat shqiptare që mos i rrëshqasin nga duart që disa prej tyre t'a drejtojë një i palës tjetër.Atë moment ka dështuar gjithë procesi shqiptar.Mesazhin e përcarjes partitë shqiptare e morrën në dhjetor ndërsa nëse ndodhë edhe kësaj rradhe atëherë përgjegjësia do të bie mbi krejt ata dhe kjo do reflektojë se ata nuk meritojnë të mbeten në politikë aty ku mbizotëron inati, përcarja e thellë dhe apetitet personale politike të dikujt", përfundon Saliu.

Të njëjtin mendim ndan edhe gazetari tjetër, Berat Azizi, i cili shton edhe se prezantimi para elektoratit në këto zgjedhje do të jetë përcaktues për fitoren e kandidatit dhe për një fushatë qytetare, sipas tij, ka kaluar koha e sloganeve dhe parullave politike, është koha e projekteve dhe programeve konkrete.

"Partitë politike është e domosdoshme që para fillimit zyrtar të fushatës  elektorale të ulen në një tryezë ku do të nënshkruajnë një marrëveshje për zgjedhje ferr dhe demokratike. Secili lider politik duhet të merr përgjegjësi që kjo marrëveshje të respektohet nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partive politike. Pra janë liderët politik dhe kandidatët për kryetar të komunave të cilët mund të garantojnë zgjedhje ferr dhe demokratike, pasi ata i kanë nën kontroll të gjitha strukturat e tyre partiake duke filluar nga anëtari më i thjeshtë e deri tek simpatizantët më të flaktë. Në anën tjetër para elektoratit të tyre liderët dhe kandidatët duhet të komunikojnë pak më ndryshe me masën, duhet të largojnë nga fjalori i tyre zhargonin  fyes dhe akuza të pabaza që shërbejnë vetëm për të elektrizuar masën, por duhet të komunikojnë me një fjalor më demokratik dhe më bindës sepse këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sidomos në disa qytete. Përplasjet politike duhet të jenë në rend të dytë, kurse në vend të parë duhet të jenë interesat shqiptare dhe ato lokale. Për të pasur një fushatë demokratike dhe evropiane kandidatët për kryetar dhe për këshilltar para qytetarëve duhet të prezantohen me programe cilësore, me projekte konkrete dhe premtime reale që mund të realizohen duke pasur për bazë fuqinë ekonomike që kanë komunat dhe vendi. Unë mendoj se prezantimi para elektoratit në këto zgjedhje do të jetë përcaktues për fitoren e kandidatit dhe për një fushatë qytetare. Ka kaluar koha e sloganeve dhe parulla politike, është koha e projekteve dhe programeve konkrete", ka përfunduar për Zhurnal, Berat Azizi. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 11:57  | A.SH | 1,212 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.