29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
“Kumanova”, hetimi ndërkombëtarë për pikë zgjedhore?
kumanova-620x330_1.jpg

Shkup, 21 shtator - Mundësia për një hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës që u paralajmërua nga ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, parashihet në programin qeveritar, por aty nuk saktësohet qartë se nga cili institucion ndërkombëtar do të kërkohej një gjë e tillë apo nëse kjo do të bëhej pas shterjes së të gjitha procedurave në organet gjyqësore vendase.

 

Programi qeveritar 2017-2020

“Qeveria do të përkushtohet në zbardhjen e plotë të ngjarjeve të Kumanovës në maj të vitit 2015 dhe zbulimin e iniciatorëve dhe prapavijën e tërë rastit. Do të kërkojmë edhe mbështetje ndërkombëtare për hetim për shkak të sigurimit të të gjithë informatave relevante, por edhe sigurimit të besimit të plotë të qytetarëve në rezultatet e hetimit”.

Hetimi ndërkombëtar mund të kërkohet nga ndonjë vend tjetër që besohet se ka kapacitete për të hetuar një rast të këtillë. Një nga avokatët e kyçur në mbrojtjen e të akuzuarve në rastin e Kumanovës, Artene Iseini thotë se hetim ndërkombëtar mund të zhvillohet por kjo nuk nënkupton ndërprerjen e procedurës së tanishme gjyqësore që do të përfundoj me epilog gjyqësor. Ajo gjithashtu thotë se as procesi nuk mund të kthehet në fazën hetimore ndërsa edhe njëherë shpreh vërejtjet lidhur me lëshimet që e kanë ndjekur këtë proces.

"Ligjërisht nuk ekziston mundësia që të kthehet në fazën e hetuesisë , megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hetimi paralel. Ekziston mundësia të kthehet në seancën kryesore dhe të pranohet provat me shpresë se nga provat të cilët do të nxirren do ti afrohemi të së vërtetës…"-deklaroi avokate Artene Iseini.

Familjarët e të akuzuarve për terrorizëm në vazhdimësi kanë kërkuar hetimin ndërkombëtar të rastit. Ata thonë se kjo mund të ishte bërë shumë më herët, që para nisjen së procesit gjyqësor ndërsa dyshojnë se paralajmërimet e tanishme të zyrtarëve mund të jenë tendencë për fitimin e pikëve politike në prag të zgjedhjeve lokale.

"Nëse veç do të kishte hetim ndërkombëtar , gjë që ka pas mundësi të bëhet edhe më herët , dhe tani për tani pasi nuk më jep shumë shpresa , një shpresë e vogël është kthyer për rastin dhe nuk pres aq shumë pasi që është edhe e vonuar kjo kërkesë… Zakonisht në këtë pjesë të botës gjithçka ndodh për diçka dhe kjo mund të ketë lidhje me atë duke mos dëgjuar se janë mirë ky ka qenë një lajm i mirë për ne dhe besoj të mos ketë lidhje me atë punë" – tha Ardet Zekaj, vëllai i Valdet Zekajt.

Të akuzuarit, familjarët e tyre, por edhe pala mbrojtëse disa herë kanë kërkuar që ky rast t’i kaloj Prokurorisë Speciale, por deri më tani kërkesa e tyre nuk ka gjetur përgjigje pozitive.

Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 38 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Procesi është në fazën përfundimtare dhe sipas njoftime ai mund të mbyllet në gjysmën e dytë të tetorit me shpallen e vendimit gjyqësor ndaj të akuzuarve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 17:00  | Z.H. | 1,029 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.