"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
fata-zhurnal.jpg

Shkup, 21 shtator - Prokurorja e Prokuroris Speciale Publike (PSP), Fatime Fetai në emisionin "Trite" në A1on është rrëfyer për punën e saj, sfidat dhe barierat me të cilat është ndeshur në punën e saj të deritanishme. Ajo në rrëfimin e saj vë në shënjestër edhe politikanët për të cilët thotë se është bërë "pishman pse i ka votuar, shkruan Zhurnal.mk

Ajo, ka ardhur deri në këtë përfundim pasi që ka dëgjuar inçizmite (bombat) dhe se si rezultat i kësaj ajo është mllefosur në paraqitjet e saj para gazetarëve.

"Kur dëgjoja njerëz të ndryshëm, kryesisht politikanë, pyesja vetveten se kujt ia kam dhënë unë votën? Ata njerëz kanë punuar gjithçka, por nuk janë marrë me nevojat e popullit, nevojat e njërzve të qytetarëve të cilëve gjatë tërë kohës ua kërkonin votën dhe u premtonin e do të bëjnë diçka pozitive për ta. E në fakt, prej momentit të parë kur ulen në kolltuk dhe marrin xhip të zi dhe dy sekretaresh të bukura, atëherë e harrojnë popullin. Është e tmerrshme,", thekson prokurorja Fetai, transmeton Zhurnal.mk 

Prej aty, shton ajo, buron edhe mllefi im kur paraqitem në pres konferenca. Shumë mendojnë se aktroj në pres konferenca. 

"Ka komente të tilla dhe me siguri i keni dëgjuar. Jo! Kam aftësi për aktrim, kjo nuk mund të kontestohet, por unë jam njeri me natyrë vërtetë pozitive, por kur flas për dyshim të bazuar për asi lloj krimi, plus që i dëgjoj gjatë tërë kohës, ua di mënyrën se si mendojnë dhe funksionojnë, si mund të jem ndryshe. Dhe si mund të flas ndryshe, madje edhe tani në këtë moment deri sa po flas më paraqitet mllef", shprehet Fatime Fetai, prokurore në PSP. 

Nuk them se ne me punën tonë, shprehet Fetai, do ta çrrënjosim krimin, nuk them se më nuk do të ketë kriminalitet në të ardhmen.

"Nuk them se ne me punën tonë do ta çrrënjosim krimin, nuk them se më nuk do të ketë kriminalitet në të ardhmen. Ka pasur, ka dhe do të ketë edhe në vendet më të zhvilluara. Mirëpo kjo që ka ndodhur në Maqedoni, respektivisht që ekziston dyshim i bazuar se ka ndodhur, kjo nuk guxon të përsëritet më në Maqedoni, e posaërisht për disa raste për të cilat së shpejti do të kuptoni se çka ka ndodhur", nënvizon Fetai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 18:42  | D.J. | 5,603 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.