Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Një qytetar i Gjevgjelisë fizikisht i ka sulmuar dy fëmijët, më pas i ka mbyllur në bodrum
111987350.jpg

Shkup, 2 shtator - Nëpunësit e SPB Gjevgjeli mbrëmë e kanë arrestuar D.I.(1975) nga Gjevgjelia pas denoncimit se fizikisht i ka sulmuar ndërsa më pas i ka mbyllur në bodrum dy fëmijët e tij të mitur.

 

"Mbrëmë në orën 01.20 në Gjevgjeli në rr. "Sava Mihajllov" pas një denoncimi paraprak prej një qytetari, nga nëpunësit policor me uniforma është arrestuar D.I. (1975) me banesë në adresën e njëjtë, pasi që fizikisht i ka sulmuar dy fëmijët e tij të mitur, duke u shkaktuar lëndime të dukshme trupore. D.I. me thupër i ka sulmuar fillimisht në banesë, ndërsa më pas edhe në bodrum, ku i ka mbyllur me dry", kumtojnë nga MPB.

 

Nga nëpunësit policorë është bërë testi i alkoolit tek D.I., me ç'rast është konstatuar prania e alkoolit prej 1,77 promilë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin policor në Gjevgjeli, ndërsa fëmijët janë përkujdesur nga punonjësit social nga Qendra ndërkomunale për punë sociale e qytetit të Gjevgjelisë.

Stacioni policor Gjevgjeli është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 02.09.2017, 15:59  | T.E. | 922 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Kur Blerona bën grim edhe në palestër! (FOTO)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.