« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
Përfitimet shëndetësore të hurmave të Arabisë
20170214144422273.jpg
Loading...

Ka mënyra të ndryshme të shijimit të hurmave të Arabisë. Mund t’i përdorni kur përgatisni ëmbëlsira ose dhe thjesht t’i shijoni ashtu siç janë.

 

Konsumimi i hurmave të Arabisë është shumë i mirë për të gjithë ata që duan të mbajnë një peshë ideale ose të bien nga pesha. Kjo sepse ky frut i ëmbël përmban pak yndyrë dhe nuk ka kolesterol.

 

Hurmat e Arabisë janë perfekte për t’u ngrënë mes vakteve ose si ëmbëlsirë jo vetëm nga ata që duan të mbajnë linjat, por për të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Një tjetër të mirë që hurmat e Arabisë kanë është se përmbajnë fibra të tretshme, të cilat mbrojnë shëndetin kardiovaskular. Fibrat e tretshme parandalojnë formimin e pllakës bakteriale dhe kolesterolit në arterie.

 

Hurmat e Arabisë kanë dhe fibra të patretshme, nga të cilat largojnë toksinat në zorrë, duke shmangur kapsllëkun dhe duke ndihmuar në një sistem më të shëndetshëm të tretjes. Ato janë një burim shumë i mirë energjie. Vërtet që janë të ëmbla për shkak të përmbajtjes së sheqerit, megjithatë, sheqeri që ato përmbajnë nuk është si ai që përdoret për të pjekur dhe për të përpunuar ushqimet e tjera të ëmbla. Për të nisur mirë ditën, shtoni tërshërës hurma arabie çdo mëngjes. Në çdo kohë ushqyerja me hurma të Arabisë është mënyra më e mirë për të rifituar energjitë.

 

Ato nuk janë të mira vetëm për të dhënë energji. Për shembull, furnizojnë trupin me hekur dhe minerale të duhura për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, si dhe parandalon zhvillimin e anemisë. Gjithashtu ato janë të pasura edhe në kalcium, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe kockave. Ato gjithashtu përmbajnë magnez, që është i domosdoshëm për funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor. Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishme edhe për forcimin e kockave. Bakri, zinku dhe magnezi, tre lëndë ushqyese tek frutat që luajnë rol në sistemin imunitar.

 

Hurmat e Arabisë janë të pasura edhe në vitaminë A, e cila është shumë e mirë për shëndetin e syve. Ky antioksidues ka një rol kyç kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shikimit dhe parandalimin e degjenerimit makular që lidhet me moshën

 

Hurmat e Arabisë përbëhen dhe nga vitamina K, lëndë ushqyese që nxit forcimin e muskujve. Vitamina K është e mirë dhe për parandalimin e prostatës, kancerit të mëlçisë dhe leucemisë. Ky fryt duhet të shërbehet rregullisht në tavolinë dhe të jetë i gjindshëm në kuzhinë. Meqenëse janë të shijshme, si fëmijët dhe të rriturit mund të përfitojnë nga vlerat ushqyese si dhe nga benefitet shëndetësore që ato ofrojnë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 20:26  | Z.H. | 1,331 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.