29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-së, në Çair, Visar Ganiun
VisarGaniu-Best-Foto.jpg

Shkup, 23 shtator - Zgjedhjet lokale të 15 tetorit do sjellin një risi në pluralizmin politik në Maqedoni. Për herë të parë do të ketë përkrahje të kandidatëve për kryetar komunash nga partitë maqedonase për kandidatët shqiptar dhe anasjelltas. Në këtë kontekst hyn edhe komuna e Çairit, ku LSDM që në raundin e parë përkrahën kandidatin nga radhët e BDI, Visar Ganiu.

Duke folur për zgjedhjet lokale kryetari i LSDM-së njëherit edhe kryeministër i Qeverisë Zoran Zaev ka thënë se këto zgjedhje janë për personalitete dhe me të vërtetë qytetarët kërkojnë njerëz cilësor për të cilët do të votojnë.

Zaev është shprehur se duke e ndërtuar konceptin “ Jetë për të gjithë” dhe së bashku me partitë e koalicionit kanë ndërtuar platformë shtetërore dhe të njejtën duam ta vazhdojmë edhe në nivel lokal.

“Kjo do të jetë e mundshme nëse këtë platformë të përbashkët, marrëveshje të përbashkët e jetësojmë edhe në nivel lokal dhe këtu është shumë e logjikshme pse LSDM e mbështet Çairin, kemi kandidat i cili vjen nga radhët e koalicionit tonë qeveritar zv ministri i arsimit. E njoh personalisht, njerëzit tanë gjithashtu besojnë në kapacitetet e tij” ka deklaruar Zaev.

Deklarata e kryeministrit Zaev jep një pasqyrë të re në politikbërjen në Maqedoni, 15 tetori do të jep përgjigje se sa do të ndikojë përkrahja e kandidatëve nga etnitetet e ndryshme, shqiptarët dhe maqedonasit në rritjen e bashkëjetesës dhe mirëpuktimin në komunat e përziera, siç është komuna e Çairit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 14:02  | B.M. | 3,027 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.