29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Vulin: Thaçi e përmend ushtrinë sa herë që s’mund t’i shpjegojë ikjet nga Kosova
vulin-1.jpg

Ministri i Mbrojtjes Aleksander Vulin, ka përsëritur qëndrimet e tij, duke iu kundërpërgjigjur edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Kosova s’mund të ketë ushtri të veten.

Hashim Thaçi deklaroi në një intervistë nga New York-u se Kosova s’ka alternativë as plan tjetër pos formimit të ushtrisë, gjë e cila, sipas tij, do të ndodhë deri në fund të këtij viti, por këtë deklarim e kundërshtoi ministri serb Vulin.

I pyetur rreth këtyre deklarimeve të Thaçit, ai pohoi se në Kosovë mund të ketë vetëm një ushtri të armatosur dhe kjo është ushtria e KFOR-it.

Këto qëndrime Vulin ka thënë se i ka prezantuar edhe para personelit të NATO-s, derisa ishte në vizitë atje.

“Ushtria e Kosovës nuk do të formohet në territorin e Kosovës dhe Metohisë, në fushën e kësaj provincës serbe është vetëm një forcë e armatosur, kjo forcë është ajo e KFOR-it”.
Vulin ka shtuar se deklaratat e Thaçit më shumë janë për konsum të brendshëm sesa një politikë reale.

“Sa herë që Thaçi nuk e di se si të shpjegojë papunësinë e lartë në Kosovë, apo pse mijëra qytetarë ikin dhe pse duhet t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit të cilat flasin kundër pavarësisë së Kosovës ai e kujton ushtrinë”.
“Kjo është mënyra e tij për t’u dukur i guximshëm”, ka deklaruar Vulin.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 16:11  | T.E. | 614 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.