29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
133817745_1.jpg

Shkup, 23 shtator - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e ndërpreu punën për seancën e 15-të dhe siç paralajmëroi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi deputetët do të vazhdojnë pas zgjedhjeve lokale.

Deputetët sot dita e gjashtë me radhë në suaza të seancës së 15-të debatuan për Propozim ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Xhaferi tha se e ndërpret debatin në pajtim me paralajmërimin e tij se Parlamenti nuk do të punojë në fillimin e fushatës së zgjedhjeve, por edhe siç tha, të mos ketë ndjenjë se dikush me çdo çmim dëshiron ta arrijë ndonjë qëllim.

"Si rezultatet i debatit doli se në interes të qytetarëve, të mos them të një pjese të qytetarëve, është edhe nevoja për miratimin të një ligji adekuat, i cili është në procedurë të rregullt për të cilin shpresoj se do të vazhdojmë me debat të suksesshëm dhe frytdhënës konstruktiv", tha Xhaferi.

Shpresoj, shtoi, se asnjë prej pjesëmarrësve në këtë situatë nuk do ta shfrytëzojë në qëllimet parazgjedhore dhe në fushatë. Ndërsa këtë më mirë do ta vlerësojnë, do ta tregojnë dhe zgjedhin qytetarët e RM-së, theksoi Xhaferi, i cili njëherit pjesëmarrësve në zgjedhje u dëshiroi fushatë të qetë të suksesshme parazgjedhore. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 18:49  | D.J. | 1,391 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.