"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Në klimën e akuzave të ndërsjella mes partive do të zhvillohet fushata e zgjedhjeve
analistet-zgjedhjet-lokale.jpg

Shkup, 24 shtator - Fushata e zgjedhjeve lokale pritet të jetë shumë dinamike dhe senzitive. Ajo do të shoqërohet me akuza të ndërsjella midis disa partive politike, thonë analistët për Zhurnal.

Prof.dr.Vebi Bexheti në një prononcim për Agjencin e Lajmeve Zhurnal thekson se këto zgjedhje do zhvillohen në klimën e akuzave të ndërsjella të disa partive, që më të theksuara pritet të jenë mes LSDM-ës në pushtet dhe VMRO-së opozitare e cila gjatë fushatës do e sulmojë  partinë në pushtet.

"Gjithsesi këto zgjedhje lokale ndryshojnë nga ato të kaluarat sepse vijnë pas ndryshimesh të mëdha në politikën  globale të vendit, ndryshime këto që e përgjakën edhe Parlamentin e Maqedonisë.

Qeveria e re e koalicionit të udhëhequr nga LSDM,që pas shumë vitesh kthehet në pushtet me BDI-në që e vazhdon qeverisjen, bashkë me Partinë e Aleancës për shqiptarët, apo LR-PDSH,e zotit Zijadin Selës, në këto 100 ditët e qeverisjes ka dhënë sinjale pozitive se gjërat do ndryshojnë dhe se kërkesat e shqiptarëve,duke nisur nga Ligji për përdorimin e gjuhëve,po e shohin dritën e tunelit.

Këto zgjedhje do zhvillohen në klimën e akuzave të ndërsjella të disa partive,që më të theksuara pritet të jenë mes LSDM-ës në pushtet dhe VMRO-së opozitare e cila gjatë fushatës do e sulmojë  partinë në pushtet, më tepër për ,,tradhëti kombëtare" dhe për veprimet politike që sipas tyre,shqiptarët do i barazojë me maqedonasit ,,duke e shkatërruar kështu edhe karakterin unitar të Maqedonisë". Mendoj se në këtë fushatë , kjo parti opozitare nuk do e kursejë as edhe partnerin e deridjeshëm në qeverisjen qëndrore, BDI- në ,duke e akuzuar për keqpërdorime dhe afera të ndryshme korruptive, akuza këto që  filluan që në parlament,kur po diskutohej për Ligjin e gjuhëve. Acarime të kësaj natyre nuk do mungojnë edhe në bllokun politik shqiptar, sidomos mes Lëvizjes BESA dhe BDI-së, kur kjo e fundit do i drejtojë akuza për keq qeverisje në nivelin lokal të disa mandateve.", shprehet për Zhurnal, Prof.dr.Vebi Bexheti.

Sa i përket garës së partive shqiptare, prof. Bexheti mendon se edhe te partitë shqiptarë, nuk do të mungojnë fërkimet të natyrave të ndryshme gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

"Fërkime të natyrave të ndryshme gjatë kësaj fushate do ketë edhe mes Aleancës për shqiptarët të zotit Sela, dhe një Aleance tjetër, që udhëhiqet nga Vejsel Memeti, deputeti që fitoi ulësen në parlament, falë votës së elektoratit të LR-PDSH-ës., e që tani me ndihmën e gjykatës së politiziar po e uzurpon edhe emrin e Aleancës për shqiptarët,me të vetmin qëllim, që të fut huti te votuesit të cilët mund ta hudhin gabimisht ndonjë votë për këtë parti fantom.", nënvizon Bexheti.

Nga ana tjetër për Prof.dr.Vebi Bexheti shpreson se partitë shqiptare, pavarësisht raporteve mes tyre, do jenë të kujdesshme në komunat me shumicë jo të theksuar shqiptare që të fitojë kandidati shqiptarë, siç është rasti i Kërçovës, që vlen të përshëndetet.

"Një moment tjetër interesant që dua ta theksoj për këto zgjedhje, do jenë edhe pazaret dhe kombinatorikat e koalicioneve.Ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme, edhe në këto lokale, koalicionet janë të natyrshme,ndonëse ato ndonjëhere mund të jenë edhe joparimore dhe rzultat i marrëveshjeve tinëzare.Sidoqoftë ,besoj se partitë shqiptare,pavarësisht raporteve mes tyre,do jenë të kujdesshme në komunat me shumicë jo të theksuar shqiptare që të fitojë kandidati shqiptarë,siç është rasti i Kërçovës ,që vlen të përshëndetet. Në këto zgjedhje,mendoj se nuk do ketë ndonjë fitues absolut, siç ndodhte më parë.", shprehet për Zhurnal Prof.dr. Vebi Bexheti.

Ndryshe Prof.dr.Vebi Bexheti mendon se kjo fushatë ku nuk do mungojnë akuzat e ashpra mes partive për politika të mëdha, do ketë edhe periudha të qeta, sidomos gjatë shpalosjes së programeve të tyre të qeverisjes lokale.

"Shpresoj, madje jam i bindur se  zgjedhjet do përfundojnë të qeta dhe në klimë demokratike. Tani më edhe liderët politikë janë të vetëdishëm se është e pamundshme të vidhet vota e lirë e qytetarit, sidomos kur edhe ligjet për këtë lloj të veprës penale jane shumë të ashpra.", tha Bexheti.

Nga ana tjetër njohësi i mirë i rrethanave politike në Maqedoni, Hasim Murtezani për Zhurnal konsideron se zhvillimi i fushatës politike zgjedhore do jetë intensive dhe shumë dinamike ku do zhvillohet një betejë goxha e nxehtë dhe e ashpër nga partitë garuese

"Besoj se zhvillimi i fushatës politike zgjedhore do jetë intensive dhe shumë dinamike ku do zhvillohet një betejë goxha e nxehtë dhe e ashpër nga partitë garuese! Mendoj se të gjitha partitë garuese do luftojnë me gjithë potencialin max që posedojnë duke luftuar qoftë dhe për një votë! Pres një fitore mikse ku gjitha partitë politike do keni një fitorje proporcionale duke mos dalur askush fitues absolut nga kjo garë politike! Policia dhe organet e rendit duhet të shtojnë prezencën e tyre në teren dhe vendëvotime, ngaqë nuk mundë të përjashtohen dhe incidente te mundëshme kësaj radhe!", shprehet për Zhurnal, Murtezani

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 10:14  | B.M. | 3,237 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.