29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Bogov: Kriza politike shkaktoi rënie më të madhe ekonomike nga e pritura
132702107.jpg

Sarajevë, 24 shtator - Kriza e vazhduar politike i ka shkaktuar dëme serioze ekonomisë së Maqedonisë dhe vështirë se do të arrijmë rritje këtë vit, pas rënies në gjysmën e parë, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

"Parashikimet tona nga prilli për rritjen ekonomike prej 2,5 përqindëve dukshëm kanë qenë shumë optimiste. Kriza politike shkaktoi rënie më të madhe sesa që kemi konsideruar fillimisht", deklaroi Bogov në intervistën për Rojters në margjinat e Konferencës së guvernatorëve të bankave qendrore të mbajtur në Sarajevë.

Ai më tej thekson se duke pasur parasysh se në gjysmën e parë të këtij vitit BPV-ja e Maqedonisë ka shënuar rënie prej 0,9 për qind, do "të isha i lumtur nëse këtë vit e përfundojmë me rritje pozitive ekonomike".

Agjencia britanike përkujton se ekonomia e Maqedonisë vitin e kaluar ka realizuar rritje prej 2,4 për qind, por në tremujorin e dytë të këtij viti BPV-ja ka rënë për 1,9 për qind, që është zvogëlimi i tij i parë nga viti 2012.

Bogov në intervistë më tej thekson se ekonomia e Maqedonisë vitin e kaluar mundet sërish të shënojë rritje, nëse stabilizohet situata politike.

Guvernatori i Bankës qendrore pret që Qeveria të vazhdojë me konsolidimin fiskal me qëllim që të stabilizohet deficiti buxhetor, i cili vlerësohet në rreth tre për qind për këtë vit.

Bogov thotë se Banka Popullore nuk shikon nevojë për përshtatje shtesë të normës bazë të interesit, i cila është historikisht në minimum prej 3,25 për qind, por thekson se me vëmendjen e përcjellë gjendjen me sektorin e jashtëm dhe politikat fiskale gjatë viteve të ardhshme.

Sipas tij, pas deflacionit trevjeçar, pritet që këtë vit inflacioni të arrijë 1,3 për qind, ndërsa në vitin 2018 parashikohet që shkalla e saj të arrijë dy për qind.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 13:59  | T.E. | 638 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.