"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ambasadori i Meksikës trego pasojat e rënda që la tërmeti në vendin e tij
crop.php.jpg

Ambasadori i Meksikës në Itali, në një intervistë për Ora news ka folur mbi pasojat që la tërmeti i fuqishëm në vendin e tij.

 

Ambasadori i Meksikës në Itali Juan Jose Guerra Abud, ka thënë se situata në terrenet e prekura nga tërmeti është një ndër të rrallat në histori, Ambasadori meksikan flet për një solidaritet për tu lavdëruar nga populli i Meksikës duke shtuar se vendi i tij mbetet i fortë.

 

“Një valë tërmetesh ka tronditur vendin tim në 10 ditë, njëri prej tyre 8.2 ballë dhe tjetri 7.1. Diferenca mes lokacioneve që kanë ndodhur tërmetet është vetëm 120 km larg Meksiko Citit.Vendi është sulmuar por ka pasur një solidaritet për tu admiruar nga gjithë popullësia, sidmos në momentin e dytë të sulmit të tërmetit i cili ishte dhe më i rëndi. Tashmë dhe qeveria, ushtria e Meksikës, të gjithë janë senisbilizuar për të ardhur në ndihmë në këtë situatë. Nuk mbaj mend asnjëherë në histori që kaq shumë tërmete të kenë goditur një rajon njëra pas tjetrës dhe kjo po ndodh në Meksikë. Por si të thuash, vendi im është i fortë, ne duhet të ecim përapra dhe të ndihmojmë njerëzit të cilët janë prekur nga tërmeti. Prioritet për vendin është të ndihmojmë ata njerëz që janë prekur nga tërmeti dhe të kërkohet për të mbijetuar të mundshëm në ndërtesat e rrënuara. Këto janë prioritetet kryesore të qeverisë sonë”.

 

Ambasadori meksikan në Itali kishte një përshëndetje të përzemërt për Presidentin e RTV Ora Neës, z. Ylli Ndroqi,  duke vlerësuar ndihmën e vazhdueshme të tij dhe Ora Neës për Meksikën ndër vite.

 

“Para së gjithash dua të falenderoj Ora Neës dhe Presidentin e saj Ylli Ndroqi, Konsullin e Nderit të Meksikës në Shqipëri për ndihmën e vazhdueshme që i jep vendit tim jo vetëm në këtë moment por edhe më parë”.

 

I pyetur për shifrën zyrtare të viktimave, Ambasadori tha se aludohet për më shumë se 200 persona megjithatë një konfirmim zyrtar sipas tij do të vijë në ditët në vijim.

Duke iu referuar kërkesave të shumta vullnetare për ndihma për Meksikën, Ambasadori saktësoi se ekziston një llogari bankare e kontrolluar ku mund të adresohen të gjitha kontributet për Meksikën e tronditur nga një valë tërmetesh.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 17:20  | T.E. | 264 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.