29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Reagon PDK, thotë se nuk po ia bën “gropën” Bekim Jasharit
auto_Bekim_Jashari1503383891-768x501.jpg

Partia Demokratike e Kosovës ka qartësuar përkrahjen e fuqishme në drejtim të kandidatit për Skënderaj, Bekim Jasharin duke u deklaruar se është pikërisht Vetëvendosje që po mundohet t’i hutojë qytetarët.

Me këtë rast, dega e PDK-së në Skënderaj ka theksuar se duke i parë përpjekjet e fundit në kundërshtim me këtë fakt, ripërsërit përkrahjen në drejtim të Bekim Jasharit, si kandidat për të parin e kësaj komune, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë:

Dega e PDK-së në Skenderaj, duke i parë përpjekjet e sotme të ulëta të atyre që shquhen për komplote, ripërsërit se e gjithë Partia Demokratike e Kosovës e përkrah kandidatin e pavarur për Kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari. Akuzat për komplot të atyre që komplotin e kanë pikënisje dhe orientim të tyre programor politik janë qesharake dhe po bëhen vetëm për ta hutuar elektoratin e PDK-së në Skenderaj. PDK në Skenderaj, bashkë me kryetarin e degës z. Sami Lushtaku, në momentin e parë që z. Bekim Jashari ka shfaqur interesimin e tij për kandidim në zgjedhje lokale, janë deklaruar publikisht se Skenderaj e ka për nder që ta ketë për kryetar z. Jashari. Gjithashtu, për hir të respektit për familjen Jashari, ne kemi deklaruar se në asnjë rrethanë nuk do t’i konkurrojmë atij. Përkrahjen për z. Jashari e ka shfaqur publikisht edhe Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, në takimin hapës të fushatës zgjedhore në Skenderaj, duke kërkuar nga të gjithë anëtarët e PDK-së dhe strukturat drejtuese të saj, që ta përkrahin pa rezervë z. Bekim Jashari. Jemi të bindur se qytetarët e kanë të qartë se komplotet janë mjeshtri e partisë Vetëvendosje, e cila çdo ditë i bënë ato në dëm të shtetit të Kosovës, për të cilin qytetarët dhe posaçërisht familja e Bekim Jashari dhanë gjithçka. Ideologjia komplotiste e Vetëvendosjes po tentohet të instalohet kudo, por pafuqia për të bërë këtë në Skenderaj, ku PDK ka bastionin më të fuqishëm të saj, si duket i paska bërë nervozë një grusht aktivistësh të manipuluar të tyre në Skenderaj. PDK në Skenderaj vazhdon fuqishëm garën elektorale me kandidatët e saj për këshilltarë komunalë dhe në përkrahje të kandidatit të pavarur Bekim Jashari, duke qenë e sigurt në fitoren e saj të radhës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 17:56  | T.E. | 592 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.