29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
BDI-Logo_8.jpg

Shkup, 24 shtator - Bashkimi Demokratik për Integrim sot, me fillim në ora 16, në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017.

Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti promovojë kandidatët për kryetar komune për zgjedhjet lokale, ndërsa para Jush do të paraqiten kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunal. Kandidatë me kredibilitet personal e familjar, të përgjegjshëm dhe me vizione të qarta për të mirën e komunave shqiptare. Kandidatë të dëshmuar me punën e tyre, të afërt me qytetarët dhe njohës të mirë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale 2017 garon me vlera, vlera këto të arritura ndër vite  dhe njëkohësisht është i angazhuar maksimalisht për respektimin e standardeve ndërkombëtare, duke kontribuar për një proces demokratik, të lirë dhe të ndershëm.

Ali Ahmeti: Me fitoren e kandidatëve për kryetar të BDI-së nuk fiton BDI , por fitojnë qytetarët e Maqedonisë

“Në këtë fushatë dhe në këto momente kam emocione të veçanta sepse për herë të parë fillon një fushatë me gjithë ju gardian të BDI që për më shumë se një decenie jemi përballë guximshëm për ta ndryshuar atë situatë që ne e gjetëm para 15 viteve.

Me fitoren e kandidatëve për kryetar të BDI-së nuk fiton BDI , por fitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Ne e kemi dëshmuar më shumë se një decenie se dimë të përballemi, dimë të ndërtojmë dhe ndryshojmë dhe jo vetëm që kërkoj por iu drejtohem përmes jush gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve në Maqedoni se ne garojmë me vlera dhe ne këtë e kemi dëshmuar gjatë historisë tonë të veprimit deri më tani.

Më 15 tetor nuk fiton BDI fitojnë shqiptarët, fitojnë qytetarët në Maqedoni me fitoren e kandidatëve që ne garojmë në këto zgjedhje lokale”, ka theksuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 18:32  | B.M. | 7,320 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.