29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
azem-sadiki.jpg

Shkup, 25 shtator - Në periudhën prej katër viteve, nga viti 2013 deri në vitin 2016 rrjeti Ballkanik BIRN me moton “Komunat nën lupë”, ka analizuar buxhetet komunale dhe llogaritë përfundimtare për një periudhë kohore, duke treguar me rezultate konkrete se çfarë kanë arritur të realizojnë kryetarët e komunave nga premtimet e tyre parazgjedhore.

BIRN gjithashtu ka analizuar punën e kryetarit të Komunës së Studeniçanit nga rradhët e PDSH-së Azem Sadiki i cili prap kërkon mbështetjen e qytetarëve të Studeniçanit më 15 tetor. Por çfarë ka arritur të bëj Sadiki në mandatin e tij, a i ka realizuar premtimet?

BIRN programin zgjedhorë të Sadikit si kandidat për kryetar të vitit 2013 nuk ka arritur ta siguroj, por premtimet kryesore të kampanjës zgjedhore të vitit 2013 kanë arritur ti sigurojnë nga mitingjet partiake gjatë fushatës në rrethinën e Studeniçanit.

Nga pjesmarrja nëpër mitingjet e Sadikit para qytetarëve BIRN ka locuar katër prioritete që ua ka premtuar qytetarëve, edhe atë: ndërtimi i ujësjellësit, kanalizimet, shkollat, dhe transport publik për fshatrat që janë më largë komunës. Nga këto ka arritur të realizoj vetëm një projekt tërësisht dhe dy pjesërisht. Tre projektet e fundit nuk janë realizuar, dy kanë filluar me ndërtim dhe pastaj ka stopuar ndërtimet, ndërsa një projekte aspak ska filluar të ndërtohet, por është siguruar vetëm dokument teknik dhe leja e nevojshme.

Sipas të dhënave të BIRN, autoritetet komunale kanë harxhuar më pak se gjysma nga mjetet që janë projektuar për ndërtimin e objekteve kapitale. Kanë planifikuar mbi 2.6 milion euro, ndërsa kanë harxhuar pak më shumë se 1 milion e 100 mijë, gjegjësisht 52 euro për kokë banori.

Më poshtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal ua sjellë analizën e plotë të BIRN për Komunën e Studeniçanit nën drejtimin e Kryetarit Azem Sadiki

RRUGË LOKALE
Prioritet primarë të kryetarit të Studeniçanit kishte ndërtimin e të gjitha rrugëve lokale të Komunës. Por, pas katër viteve, në përgjigjet e tij për realizimin e programit dorëzuar te BIRN, Sadiki reteron dhe vërteton se qytetarëve ju ka premtuar vetëm ndërtimin e tre rrugëve lokale, siç janë rrugët për Studeniçan, Batincë dhe Moranë. Megjithatë, në një video në youtube nga mitingu i PDSH-së në Studeniçan në vitin 2013, kur Sadiki u prezantuat si kandidat për kryetar, bukfalisht kishte premtuar ndërtimin e të gjitha rrugëve lokale të Komunës.
"Gjatë mandatit tim arrita ti realizoj premtimet që i kam bërë për rrugët, por jo vetëm atë, kam ndërtuar më shumë seç kam premtuar. Është ndërtuar rruga lokale për Studeniçanin prej 4.5 km, për Batincë ka mbaruar rruga prej 6.5 km, ndërsa për fshatin Moranë është asfaltuar tërësisht rruga prej 1.5 km", thuhet në përgjigjen e Sadikit për BIRN.

NDËRTIMI I NJË SHKOLLE TË MESME NË STUDENIÇAN
Prioritet i dytë në programin zgjedhor të Sadikit për Studeniçanin, ishte ndërtimi i shkollës së mesme në këtë komunë. Ky premtim nuk është realizuar, por ai shton se është siguruar tok ndërtimore në sipërfaqe prej 5 mijë metra katror.

KANALIZIM PËR BATINCËN DHE MORANËN
Premtimi për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Batincë dhe Moranë, në gjatësi prej 6 km, i cili ishte prioritet i tretë i kryetarit, është realizuar tërësisht. Ndërtimi ka filluar në vitin 2014 ndërsa ka mbaruar këtë vit.

NDËRTIMI I SHKOLLËS FILLORE NË BATINCË
Sadiku nuk ka arritur të realizoj premtimin për ndërtimin e një objekti të ri për shkollën fillore në fshatin Batincë. Ai thotë se projekti për shkollën është gati dhe duheshte ta financoj Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Objekti ka hyrë në programin e Ministrisë për ndërtimin e shkollave të reja , por nga arsye të panjohura ndërtimi prolongohet, thotë Sadiki.

NDËRTIMI I UJËSJELLËSIT NË KOLIÇANIN E POSHTËM DHE DREÇAVICË
Premtimi për ndërtimin e ujësjellësit për Koliçanin e poshtëm dhe Dreçavicën nuk është realizuar. "Ndërtimi i ujësjellësit për Koliçanin e poshtëm ka filluar me mjete të siguruara nga Ministria për Transport dhe Lidhje, por punën janë ndërprerë jo me fajin tonë", sqaron Sadiki. Por për fatin e ujësjellësit për fshatin Draçevicë, Sadiki nuk ka dhënë asnjë sqarim.

TRANSPORTI PUBLIK
Premtimi i fundit i Sadikit ishte të siguron transport publik për tre fshatra të Komunës, edhe atë për f.Vërtekicë, Koliçanin e Epërm dhe Draçevicë. Për katër vjet mandat si kryetar ka arritur të siguron transport publik për dy fshatrat e para, ndërsa për Draçevicën ende nuk ka transport publik.

Për fund vlenë të theksohet se në analizën e BIRN për komunën e Studeniçanit, figuron borxhi që ka komuna e Studeniçanit prej afro 1 milion euro, gjë që Sadiki ende nuk ka dhënë përgjigje.

Kliko KËTU për të parë analizën e plotë të BIRN për Komunën e Studeniçanit nën drejtimin e Azem Sadikit

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 11:35  | Xh.I. | 6,596 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.