29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Maqedonia do ta rregullojë problemin me hudhjen e ushqimit me ligj
167678-zhenata-shto-ja-odvikna-danska-od-frlanje-hrana_201792512434.jpg

Shkup, 25 shtator - Maqedonia hedh 5,000 ton ushqime në vit, sasi që mund të furnizojnë 13,000 vetë me tre vakte në ditë.

Për të kapërcyer këtë situatë janë amendamentet e përgatitura të cilat, siç u tha sot në Dhomën e Tregtisë, do të jetë gati jo më vonë se në fillim të vitit të ardhshëm, duke parashikuar në vend që të hidhet, ushqimi të donohet për bamirësi.

Në fillim kjo do t'i ngërthejë marketet, furnitorët dhe prodhuesit, pasuar pastaj nga restorante, shërbime hoteliere dhe familje në fazën e dytë dhe të tretë.

"Maqedonia është e shtata në botë për hedhjen e ushqimit, kurse dëmi nga kjo dukuri kap vlerën prej 10 milion euro. Ushqim më së shumti hedhin familjet, pastaj vijnë restorantet, furnitorët dhe prodhuesit. Numrat janë shumë serioz dhe ndoshta kapin shifrën e 10 mijë ton në vit, një sasi që mund të rihyjnë në një program krejt të ri sociale për të rrezikuarit", thotë Blaze Josifovski, president i Shoqatës për një mjedis të pastër "Ajde Maqedoni" e cila edhe e ka iniciuar këtë ndryshim legjislativ.

Sipas tij, iniciativa mbështetet nga sektori i biznesit, dhomat ekonomike dhe qeveria, dhe tashmë ka një grup pune që po punon në draft tekstin.

Zgjidhja ligjore do të kërkojë që bizneset që do të donojnë ushqimin të jenë të liruan nga tatimi mbi vlerën e shtuar në ushqim, por edhe nga përgjegjësia penale për ndonjë aksidentet apo abuzim në qoftë se vazhdimisht do të ndiqen rregullat për ushqim të sigurt. 

"Do të duhet që të sigurohen edhe procedura të thjeshta e të shpejta administrative për kompanitë që të mos rëndohen dhe të heqin dorë nga angazhimi për të dhuruar ushqim", thotë Josifovski duke shtuar se deri më tani në vend 445.000 qytetarët kanë vetëm një vakt në ditë.

Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, thotë se Franca ishte e parë në botë që rregulloi këtë çështje, kurse shembullin e ndoqi edhe Britania e Madhe e cila çdo vit hudhtë 15 milion ton ushqim. Në Bashkimin Evropian, megjithatë, mbetjet e ushqimit arrijnë 90-100 milion ton në vit, që kapin vlerën e prej disa miliardë eurosh. Nga rajoni, Kroacia tashmë ka miratuar një Rregullore mbi dhurimin e ushqimit të tepërt nga tregjet dhe hedh 400,000 ton në vit.

Sipas Programit "Horizon 2020", BE planifikon të shkurtojë mbetjet e ushqimit deri në vitin 2025 me 30 përqind.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 13:20  | A.SH | 1,129 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.