"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Planifikimi urban për të parandaluar përmbytjet
auto_0681B83F-D823-4F1B-A914-C17F6DC71233_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s1506315053.jpg

Lajmet nga skaje të ndryshme të globit, që nga Shtetet e Bashkuara në Azinë e Jugut kanë përcjellë skena shkatërrimi në nivele rekord të shkaktuara nga përmbytjet e stuhitë. Korrespondentja Elizabeth Lee ka biseduar me specialistë të zhvillimit urban për të mësuar se çfarë zgjidhjesh ekzistojnë për të mbrojtur qendrat e banuara nga shkatërrimi prej faktorëve natyrorë:

 

Nga Hjustoni në Majami, e deri në qendrat e banuara në Azinë e Jugut, 2017 është shoqëruar me shkatërrime. Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi urban krijojnë një formulë të përsosur për dëme katastrofike:

recipe

The Best Of recipe

 

“Po ngrihet niveli i detit. Gjatë shekullit të fundit niveli është ngritur gati 22 centimetra. Jetojmë në një botë më të ngrohtë, në një botë ku uraganët bëhen më kërcënues,” thotë klimatologu Bill Patzert.

 

Bill Patzert thotë se ngritja e nivelit të detit kontribuon vetëm minimalisht në sasinë e ujit që ngrihet gjatë stuhisë dhe që sjell përmbytje:

 

“Me sa shohim, përmbytjet gjatë stuhive ose gjatë sezonit të musoneve në Azi bëhen shumë më të rënda. Popullata e planetit, veçanërisht në luginat e lumenjve të mëdhenj në Azi dhe në brigjet e oqeaneve në Shtetet e Bashkuara është më e dendur. Pra ka më shumë objekte infrastrukture, ka më shumë njerëz, prandaj shkaktohen më shumë dëme,” thotë klimatologu.

 

Shkatërrimet prekin edhe shtëpitë e ndërtuara përgjatë digave dhe argjinaturave, thotë specialistja e zhvillimit urban Kian Goh:

 

“Këto pasoja janë simptomë e dështimit tonë për të kontrolluar zhvillimin urban, për të kontrolluar ku dhe si punohet në këto projekte ndërtimi,” thotë zonja Goh.

 

Arkitektët dhe specialistët e zhvillimit urban thonë se shumë qytete në zona urbane ku ka rrezik për përmbytje duhet të rishikojnë praktikat që ndjekin dhe masat për t’u mbrojtur nga uji.

 

“Shumë specialistë të zhvillimit urban kanë pohuar se eliminimi i sistemeve natyrore është problem i madh dhe në fakt është shkaktari i përmbytjeve në këto qytete, pasi janë tharë moçalishtet, janë bllokuar me beton lumenjtë, pra nuk është përfillur ndërveprimi mes sistemeve fizike dhe natyrore,” thotë specialistja Goh.

 

Një ndër mënyrat për të shmangur përmbytjet është “arkitektura pasive” siç e quajnë specialistët:

 

“Arkitektura pasive është në fakt metoda që ka ndjekur natyra që në fillim, pra është metoda që përpiqet të minimizojë dëmet. Holandezët e ndjekin këtë metodë pasi kanë zbuluar se nuk kanë si t’i shpëtojnë ujit. Prandaj ata projektojnë ndërtime në mënyrë që rimëkëmbja të bëhet sa më e lehtë. Pra termi “pasive” nënkupton më pak teknologji dhe zgjedhjen e metodave që mbështeten tek mësimet e nxjerra nga natyra,” thotë arkitekti Rives Taylor.

 

“Për shembull, projektet për të krijuar një zonë banimi mund të përfshijnë më shumë parqe që gjatë pjesës më të madhe të vitit do të shërbenin si zona të qeta e të gjelbëruara, ku mund të luajnë fëmijët, por një herë, dy herë në vit mund të përmbyten, pa krijuar probleme. Kur përmbytet një hapësirë e gjelbër, mund të ripërtërihet lehtë,” - thotë specialistja Kian Goh.

 

Zonja Goh thotë se studimet tregojnë se projekte të tilla me një tjetër mendësi për zhvillimin urban do të kërkojnë fonde, por këto shpenzime do të kompensohen kur të ulen kostot e dëmeve nga përmbytjet në të ardhmen. Por specialistët thonë se është në dorë të autoriteteve lokale të vendosin nëse do të shpenzojnë më shumë në planifikime apo do të vazhdojnë të shpenzojnë për të riparuar dëmet./voa

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 09:12  | Z.H. | 701 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.