"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Angela Merkel shpall fitoren në zgjedhje
thumbs_b_c_f025a2a83c62b1d973e451181e6b3392.jpg

Kancelarja gjermane dhe liderja e Unionit Kristian-Demokratik (CDU), Angela Merkel ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe paralajmëroi formimin e Qeverisë së re, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Qendrat e votimit në mbarë Gjermaninë janë mbyllur në ora 18:00 ndërsa 61.5 milionë votues kanë patur mundësi të zgjedhin përbërjen e re të Bundestagut gjerman. 

 

Televizioni gjerman ARD ka publikuar sondazhet e para, sipas të cilavë Unioni kristian i Angela Merkelit, CDU/CSU, ka fituar 33 për qind të votave ndërsa Socialdemokratët (SPD) kanë fituar 20. 8 për qind. 

 

Kancelarja e cila në krye të qeverisë është që nga viti 2005 dhe lidere e CDU-së, Angela Merkel i është adresuar opinionit në selinë e partisë në Berlin dhe ka shpallur fitoren në zgjedhje.

 

Duke vënë në dukje se priste mbështetje më të madhe nga votuesit, Merkel tha se megjithatë është e kënaqur me fitoren e arritur në fushatën e vështirë parazgjedhore duke marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat është përballur qeveria në mandatin e kaluar.

 

"Ne kemi arritur një qëllim strategjik, pa ne nuk mund të formohet qeveria ndërsa ne përsëri e kemi fituar besimin për formimin e qeverisë", tha Merkel dhe paralajmëroi bisedime për koalicionin e ri. 

 

Ajo gjithashtu tha se duhet patjetër të analizohet suksesi zgjedhor i populistëve të djathtë radikal të AfD dhe paralajmëroi se në mandatin e ardhshëm do të punojë në përfitimin e këtij trupi votues.

 

Merkel paralajmëroi vazhdimin e luftës për një Bashkim Evropian të fuqishëm dhe reforma për prosperitet në Gjermani. 

 

Partneri i deritanishëm i kolaicionit SPD ka shënuar rezultatin më të keq në histori ndërsa kreu i partisë Martin Schulz paralajmëroi se SPD do të jetë lider i opozitës në Bundestag dhe se nuk do të tërhiqet nga posti i liderit.

 

Sukses më të madh ka shënuar partia e djathtë radikale Alternativa për Gjermaninë (AfD) e cila me 13.5 për qind të votave të fituara do të jetë partia e tretë më e fuqishme në Parlament tregojnë sondazhet zgjedhore.

 

Në Bundestag, sipas sondazheve, duhet të hyjë edhe Partia Demokratike e Lirë (FDP) me 10.5 për qind të votave të fituara, Partia e të Gjelbërve 9.5 për qind dhe Partia majtiste me 9 për qind të votave.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 09:12  | Z.H. | 642 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.