29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Vendosen kutitë e votimit për referendumin kurd në Irak
thumbs_b_c_ec1973f5a07496f0d1a1c22672f86485.jpg

Komisioni i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve dhe të Referendumit të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut njoftoi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe se nesër është shpallur ditë pushimi për të ashtuquajturin "referendumi i pavarësisë" i cili nga Gjykata Federale e Irakut është cilësuar si "jokushtetues", raporton Anadolu Agency (AA).

 

Komisioni i referendumit i cili njoftoi se nesër është shpallur ditë pushimi në gjithë rajonin, tha se janë vendosur kutitë e votimeve në vendvotimet në qytetin Erbil dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për referendumin.

 

Zyrtari i Komisionit në shkollën e mesme lartë "Barzani Nemir" në Erbil, Soran Shahap në një deklaratë për AA tha se “Procesi i vendosjes së vendvotimeve ka përfunduar në masë të madhe. Nesër në ora 8:00 në mëngjes do të fillojë procesi i votimit”.

 

Shahap tha se “Në këtë shkollë të mesme të lartë do të votojnë 3 mijë votues”.

 

Në anën tjetër zëdhënësi i Qeverisë së Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Sefin Dizayi në një deklaratë me shkrim njoftoi se me rastin e referendumit nesër është shpallur ditë pushimi në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe në rajonet tjera.

 

Vendimi i diskutueshëm për referendum i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut

 

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.

 

Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, pas shpalljes së referendumit nga Barzani ka thënë se "Kjo nismë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se nuk do të njohin rezultatin". Gjithashtu edhe Gjykata Federale e Irakut me të njëjtin arsyetim vendosi për ndalimin e referendumit duke e shpallur atë si të pavlefshëm.

 

SHBA ka paralajmëruar se është i rrezikshëm vendimi mbi referendumin i cili ka shkaktuar debate të mëdha dhe bëri thirrje që i njëjti të anulohet menjëherë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 09:14  | Z.H. | 780 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.