"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
PDK premton 30 milionë euro investime në Rahovec
auto_unnamed_51506279689.jpg

Prishtinë, 25 shtator - Rreth 30 milionë euro investime për sistemin e ujitjes së tokave për Komunën e Rahovecit i ka premtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përderisa investimet e deritanishme i ka quajtur si investimet më hallall të institucioneve të vendit deri më tash.

 

Këto premtime i ka bërë në qytetin e Rahovecit me rastin e hapjes së fushatës dhe shpalosjes së programit qeverisës nga kandidati i këtij subjekti, Idriz Vehapi.

recipe

The Best Of recipe

 

Veseli  tha se është lehtë të dalësh ballëhapur para qytetarëve të Rahovecit kur para tyre ndodhen përfaqësuesit më të mirë të tyre me në krye Idriz Vehapin.

 

Më tej ai ka thënë se qeverisja e Vehapit do të jetë modeli i qeverisjes transparente për katër vitet e ardhme. Ai ka premtuar bursa të plota për studentët me notë mesatare 8, praktikë gjatë studimeve, ndërsa për ekonominë është zotuar se do të punojnë për të sjellë ligjin për tregti të brendshme.

 

 "Ligji për tregti të brendshme do të jetë shumë shpejt pjesë e legjislaturës tonë. Ndërkaq në vitin 2018 garantojmë edhe çmimin e shitjes... Në qeverisjen e ardhme do ta rrisim transparencën, do të marrim shembull kryetarin tuaj. Çdo cent do të jetë i publikuar se ku është harxhuar... Brenda katër vuteve do të fillojmë investimin që do të jetë rreth 30 milionë, që ujitja e tokës së Rahovecit të jetë nga hidrocentrali i Radoniqit", ka premtuar Veseli.

 

Kandidati i PDK-së për komunën e Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se programi i partisë demokratike është programi më i mirë për Komunën të cilën e ka udhëhequr vet ai 4-vjeçarin e fundit.

 

Vehapi ka numëruar disa nga të arriturat që ka shënuar Komuna e Rahovecit sa ishte nën udhëheqjen e tij, ndërsa ka kërkuar ndihmën e institucioneve të shtetit për të ndihmuar në formimin e një agro-zone biznesore. Ai ka premtuar se do të angazhohet me gjithë potencialin e tij në ndërtimin e rrugës që lidh Rahovecin me rrugën e kombit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 09:18  | Z.H. | 608 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.