"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Zhbllokohet pagesa e dëmshpërblimeve në bujqësi
133876670.jpg

Shkup, 26 shtator - Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e miratoi Planin e aksionit për veprim rreth lëndëve për dëmet e krijuara nga moti i ligë në vitin 2016 që filloi në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim.

 

Në këtë mënyrë, siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), zhbllokohet procesi për pagesë të dëmshpërblimeve të bujqve të cilët në vitin 2016 pësuan dëme nga ngrica, breshëri dhe vërshimet pranverore.

 

Në bazë të vendimit të Qeverisë, MBPEU do të formojë komision i përbërë nga përfaqësues të vet dhe të Ministrisë së Financave, Byroja për ekspertizë gjyqësore dhe Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural. Komisioni do të jetë i angazhuar për kontroll të elaborateve dhe kërkesave për dëme, si dhe për përcaktimin e listës përfundimtare të personave, lartësinë e dëmeve që duhet të kompensohen.

 

"Në periudhën në vijim anëtarët e komisionit do t'i vizitojnë komunat të cilat vitin e kaluar pësuan dëme nga fatkeqësitë nga moti i lig dhe së bashku me komisionet komunale do t'i sigurojnë të dhënat e nevojshme për përfundimin e dëmshpërblimit ndaj bujqve. Do të vizitohen 14 komuna, në të cilat dëme ndaj kulturave bujqësore kanë paraqitur rreth 5.500 bujq", informon MBPEU.

 

Pagesa e dëmshpërblimeve do të bëhet në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Më së shumti kërkesa për dëmshpërblim ka në komunën e Resnjës, mbi 2.300.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 18:42  | T.E. | 1,448 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.