29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
1056173.jpg

Shku, 26 shtator - Lidërtë e partive politike nëpër tubimet elektorale flasin për politika strategjike, ndërsa kandidatët për kryekomunar flasin për tema lokale. Analistët politik thonë për Zhurnal se kjo ndodhë për arsyse se procesi politik ka mbetur në gjysëm të rrugës dhe se këto zgjedhje janë vazhdimësi e atyre parlamentare dhe uvertyrë të zgjedhjeve të reja parlamentare.

"Kam përshtypjen se këto zgjedhje janë vazhdimësi e atyre parlamentare dhe uvertyrë të zgjedhjeve të reja parlamentare. Njera arsye përse fushata ështe me tema të politikave që skane të bëjnë me problemet lokale është fakti që procesi politik ka mbetur në gjysëm të rrugës. Zgjedhjet parlamentare nuk prodhuan situatë të pastër politike. Ka dhe nga ata që me qëllim i ikin temave lokale sepse nuk kanë projekte konktete", thotë për Zhurnal, Sulejman Rushiti, analist politik.

Nga ana tjetër, Doktori i shkencave poltike dhe marrdhënieve ndërkombtëare, Sadri Ramabaja, thekson se përgjithësisht zgjedhjet lokale kanë për objekt trajtimi çështjet që kanë të bëjnë me pushtetin lokal. Në Maqedoni, megjithatë, edhe pushtti lokal, respektivisht kalimi i një komune nga administrimi i një partie tek tjetra, ka konotacione etnike, rrjedhimisht kalon në sferën e intresave strategjike nacionale.

"Pushteti qendror i Maqedonisë, atëbotë kur bëri ndarjen e fudnit të administrimit lokal, respektivisht krijimin e komunave të reja, këtë ndarje e bëri mbi bazën e interesave nacionale. Përshembull Komuna e Likovës, krijimi i saj, kishte teprë prapavijë zvoglimin demografik të popullsisë shqiptare në Kumanovë dhe ripozicionimin në rrafshin strategjik, në procesin e ndarjes së Maqedonisë, të cilin e kishte projektuar Akademia e Shkencave e Maqedonis (natyrisht me kërkeësn e politikës). Në anën tjetër, prëderisa brenda bllokut shqiptar politik, ka hy edhe Lëvizja BESA, si forcë me orjentim politik dhe strategjik krejt tjeër nga spektri i tërë politik shqiptar, edhe zgjedhjet për pushtet psh në Tetovë prekin interesat nacionale", thekson Doktori i shkencave poltike dhe marrdhënieve ndërkombtëare, Sadri Ramabaja për Zhurnal.mk

Sipas tij, tashmë është e qartë që BESA është shprehje e pastër e penetrimit politik të Turqisë. Shih për këtë, pozicionimi i saj në pushtetin lokal, merr edhe konotacione të politikave nacionale. 

"Çështje tjetër është gara mes dy partive tjera psh, konkretisht mes Aleancës për Shqiptarë dhe BDI-së. Në këtë rast temat janë të karakterit të pastër lokal. Madje, shih për këtë, unë do të doja që në balotazh të kishim marrëveshje për mbështetje të njëra-tjetërs për qytetet si Struga, Tetova, Kërçova etj", nënvizon Sadri Ramabaja.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 20:01  | D.J. | 1,432 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.