29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
visar_4.jpg

Shku, 26 shtator - Figura e kandidatit për kryetar të komunës së  Çairit, Visar Ganiu, është mbresëlënëse. Nga një person i njohur pak dhe  i ekspozuar aspak në publik (përveç funksionit të tij të shkurtër si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës), takimet dhe kontaktet që ka pasur gjatë këtyre ditëve me banorë të zonës kanë ngjallur besimin dhe simpatinë jo vetëm tek ta, por edhe në terrenin tjetër që është përfshirë nga kthehet zgjedhore, në rrjetet sociale, thonë nga Shtabi Zgjedhor i kandidatit të BDI-së për kreun e Çairit. 

"Modest dhe i sinqertë, i thjeshtë dhe komunikativ. Komentimet pozitive janë të shpeshta, jo vetëm nga simpatizantët dhe bashkëpartiakët, të cilët janë të bindur se do fitojë garën zgjedhore dhe i urojnë “suksese gjatë këtyre katër viteve”, por edhe nga ajo pjesë e opinionit që po e njeh Visar Ganiun prej pak kohësh. “E meriton fitoren”, komentojnë për të. Nga ana tjetër, më  intriguese janë komentet e atyre që i takojnë një orientimi tjetër politik, të cilët në formë direkte apo edhe indirekte mbështesin njeriun e mirë dhe kandidatin e duhur madje edhe kur për partinë të cilës ai i takon shprehen me rezerva. Një foto e tij, ku shihet së bashku me tre burra të moshuar në një shtëpi në Çair, të cilët të mbështetur tek njëri-tjetrin  e ndjekin me një përqendrim të jashtëzakonshëm ato që flet dhe tregon Ganiu", bëjn të ditur nga ekipi i Ganiut.

“Ndoshta jam subjektive kur është Çairi në pyetje, por kjo foto e Visarit më pëlqen shumë”, shkruan një komentuese në statusin e saj në rrjetin social. Një tjetër komentues, i cili po ashtu nuk i takon të njëjtit kamp politik me Ganiun e përgëzon për projektin që po prezanton në një lagje të zonës. 

Të tjerë që shkruajnë se “kanë orientim të ndryshëm politik”, duket se i besojnë angazhimit të tij individual, i kërkojnë Visarit të jetë vetvetja në realizmin e projekteve që prezanton. Komentet në rrjete janë më të shumta dhe e përgëzojnë kandidatin për modestinë dhe sinqeritetin që rrezaton gjatë takimeve të tij dhe vizitave nëpër shtëpi.  Nuk mungojnë edhe përgëzimet e atyre që jetojnë jashtë vendit. Ajo që bën përshtypje tek prezantimi i Ganiut janë vizionet e tij për qeverisjen e komunës dhe angazhimi i tij se këtë post e sheh jo si një mundësi për të bërë karrierë politike, por si një shans për të përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve.

“Profi respekt, më pëlqeu ajo që tha qe se nuk do merreni me politika të mëdha, por me popullatën.  Respekt prej Frankfurtit”, shkruan një tjetër komentues. Kandidati për kryetar të komunës së Çairit prej disa kohësh ka nisur prezantimin e tij. Përmes fotove dhe videove mund të ndiqen takimet që ai organizon, por edhe një pjesë e planeve të tij dhe vizionit që ka për një komunë ndryshe, të hapur për të gjithë dhe në shërbim të nevojave të qytetarëve.  

"Në fakt takimet e tij me zgjedhësit këto ditë kanë pasur si qëllim jo “kërkimin e votës derë më derë”, por prezantimin e tij dhe të programit dhe mbi të gjitha për të marrë sugjerimet, ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Komente pozitive, të ngjashme shoqërojnë edhe fotografitë që publikohen në profilin e tij dhe në faqe të tjera të rrjetit me shënimin - Kontaktet dhe anketat direkte me banorët hartojnë programin më kualitativ", theksojnë nga ekipi i Visar Ganiut pretendentin për të parin e Çairit.   

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 20:26  | D.J. | 3,237 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.