Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Janë zbuluar plantacione me duhan "Virxhinia", të ndaluara për prodhim
132326396_1.jpg

Shkup, 3 shtator - Në fshatin Mogillë janë gjetur 24.826 kilogramë duhan të llojit "Virxhinia", si dhe gjashtë ara me plantacione nga ky lloj i duhanit, aksionin që e kreu dje dhe pardje SBP Manastir dhe Inspektorati shtetëror për bujqësi në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për gjetjen e plantacioneve dhe përpunimit të duhanit "Virxhinia", të cilat nuk janë të paraqitura dhe nuk kanë marrëveshje me blerësit e regjistruar, ndërkaq në pajtim me Ligjin për duhan nuk guxojnë ta prodhojnë.

 

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, duhani është gjetur gjatë bastisjeve tek personat fizik dhe juridik në bazë të urdhrave nga Gjykata themelore Manastir.

 

Inspektorati shtetëror për bujqësi ka dhënë pesë urdhër-pagesa prej 1.000 eurove për pesë persona fizik dhe një prej 20.000 eurove për një person juridik, përkatësisht gjithsej gjashtë urdhër-pagesa në shumë prej 25.000 eurove. Njëkohësisht, nga ana e Inspektoratit shtetëror për bujqësi janë dhënë tre vendime për lërim të arave, ndërsa në procedurë janë dhënia edhe e tre vendimeve për lërim të arave të mbjella me duhan të llojit "Virxhinia".

Në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për bujqësi SPB - Manastir do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbulimin e rasteve të reja me mbjellje të duhanit të llojit "Virxhinia" në pajtim me Ligjin për duhan dhe nenin 276 nga KP i Republikës së Maqedonisë, informon MPB.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.09.2017, 12:09  | T.E. | 2,179 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.