A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Tre persona lëndohen në dy aksidente në Tetovë dhe Gostivar
133304913.jpg

Tetovë, 3 shtator - Tre persona janë lënduar dhe është shkaktuar dëm material prej 145 mijë denarë në dy fatkeqësi komunikacioni që dje dhe natën e kaluar kanë ndodhur në rajonin e Pollogut, me siguri si pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme të lëvizjes gjegjësisht vozitjes së shpejtë, kumtoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

 

Lëndime të rënda trupore ka marrë M.I. (25) nga Tetova pasi e ka humbur kontrollin ndaj automjetit "Golf" me targa të Tetovës me ç'rast ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni nga rrethoja para shtëpisë dhe një derë metali. Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 19 e 15 minuta në hyrje të fshatit Kamenjan. M.I. me lëndime të rënda trupore është dërguar në klinikat e Shkupit ku është ndaluar për mjekimin e mëtejmë.

 

Fatkeqësia e dytë ka ndodhur rreth orës 2 e 45 minuta pas mesnate në rrugën "Vëllezërit Gjinoski" në urën mbi lumin Vardar në Gostivar. Automjeti "Opel Astra" i drejtuar nga J.J. (34) nga Gostivari ka goditur një gjashtëmbëdhjetëvjeçare dhe B.K. (19) gjithashtu nga Gostivari, si dhe ndaj rrethojës metalike të urës.

 

Nga goditja dy këmbësorë kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë transferuar në spitalin e Gostivarit prej ku pas ndihmës së dhënë janë lëshuar në shtëpi.

Policia me autorizimin e prokurorit publik ka kryer ekspertizë në vendin e aksidenteve dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të rasteve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.09.2017, 14:59  | T.E. | 2,532 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.