Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
Kadare përkthehet edhe në Serbi, botuesit: Shkrimtar universal
kadare_6.jpg
Loading...

Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar së fundmi librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, me tregime të shkurtra, që titullohet “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”.

Libri me rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull “Razgovor O Brilijantima Jednog Decembarskog Popodneva” dhe është shoqëruar në faqen zyrtare të botuesit me një koment të mbushur me vlerësime të shumta për shkrimtarin e madh shqiptar.

Botimi në serbisht i “Brilanteve” është një përmbledhje e 11 tregimeve dhe novelave, të cilat autori i ka shkruar deri në vitin 2008, transmeton ATSH shkrimin e B92. Mes tyre ka nga ato që nuk janë botuar kurrë më parë, por edhe nga ato që janë botuar dhe i rivijnë lexuesit në variantin e tyre të parë… Të gjitha mbartin nga një histori të veçantë.

Që kur shkroi “Në dheun e panjohur” Kadare e quan këtë tregim si gurin e parë kilometrik, pas së cilit do të niste krijimtaria e tij e vërtetë, për të vazhduar me grimca apo pjesë romanesh, si “Dosja e Orfeut”, një fragment i shkëputur nga “E Penguara-Rekuiem për Linda B.”

Çdo tregim dhe novelë në këtë libër ka historinë e vet për krijimin dhe vështirësitë kur kujtojmë mos botimin e veprës së parë letrare të Kadaresë me titull “Një vend i panjohur”, të cilin ai e përshkruan si një moment historik që shënon kilometra të distancës letrare të mbuluara që atëherë. Disa prej tregimeve të shkurtra u bënë më pas kapituj të një romani. Disa prej tregimeve janë ndryshuar për t’u përshtatur gjatë regjimit shqiptar në kohën kur shkruante Kadare”, komentojnë botuesit.

Për botuesin serb tregimet e Kadaresë marrin një rëndësi të veçantë, sepse sipas shënimeve rreth librit “Brilante e pasdites së dhjetorit” i ngjajnë një përzgjedhjeje të miniaturave të veprave të mëdha letrare të Kadaresë që përshkruajnë frymën e të gjithë korpusit të tyre”.

Së fundi Samizdat B92 shkruan se “Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartë të tërë kulturore, me historitë, me pasionet, me folklorin, politikën dhe katastrofat e saj. Ai është shkrimtar universal me një traditë narrative që ka origjinën e saj nga Homeri”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.09.2017, 12:22  | L.E. | 762 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kjo është bashkëshortja bukuroshe e Sinan Vllasaliut
Ra bora e parë në Maqedoni
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.