Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
Shpërfillje e kërkesave të të rinjve nga partitë politike
Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
Sislej Xhafa, pjesëmarrës në ekspozitën sensibilizuese kundër vetëvrasjeve (Foto)
sislej_11.jpg
Loading...

Artisti Sislej Xhafa që nga dita e djeshme është pjesë e ekspozitës “Mal a ta Vie” në Gjenevë.

Ekspozita që është hapur sonte në Parc des Bastions e ka të përfshirë edhe artistin e njohur kosovar.

Gjithçka po zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve. Shtatë kabina telefonike janë në hapësirën ekspozuese, e që ofrojnë material dhe informacion mbi vetëvrasjen e adoleshentëve dhe shifrat shqetësuese që vijnë nga vende të ndryshme.

Deri me 10 shtator, vizitorët do të mund të dëgjojnë në këto kabina telefoni mesazhe të të rinjve që kanë provuar vetëvrasjen, dëshmi nga të afërmit e tyre, këngë që kanë ndihmuar në mbijetesë dhe mënyrat se si të largohen mendimet e tilla nga koka e njeriut.

Xhafa, një artist kosovar që telefonin si simbolikë e ka përdorur së fundmi në Bienalen e Venecias në Itali, është një prej artistëve në këtë ekspozitë, krahas edhe Sylvie Auvray, Sol Calero, Benjamin Renoux, Hicham Berrada, Issam Rezgui dhe Bathelemi Toguo.

Secila kabinë telefonike i takon një artisti, i cili punon dhe e krijon atë në formën që ai e koncepton. Jo vetëm ekspozitë, “Mal a ta Vie” është menduar edhe si një kampanjë sensibilizimi në vetëvrasjen nga të rinjtë, dukuri kjo e cila është shqetësuese marrë për bazë numrat e vetëvrasjeve nga moshat e reja, shkruan KultPlus.

Çdo ditë, prej orës 11:00 – 14:00 dhe 16:00- 19:00, studentët e mjekësisë dhe psikologjisë do të jenë të pranishëm në hapësirën ekspozuese.

Xhafa, një artist aktiv, ka ekspozuar në Zona Arti Contemporanee, në Maxi në Romë, në Ludwig Museum në Budapest, në 21st Century Museum of Contemporary Art Kanazawa në Japoni, mes tjerash. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 05.09.2017, 09:58  | L.E. | 624 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Era krijon miqësi me Paris Hilton, kjo e fundit i komenton në Instagram (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.