Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
Marko Caka realizon ëndrrën, në sheshxhirim me De Niron, Al Pacinon e Joe Pesci
markooo.jpg
Loading...

“Është ëndrra ime të luaj në një sheshxhirim me tre yjet dhe do të jetë një eksperiencë tre mujore që vetëm një herë të vjen në jetë. Aq më tepër si shqiptari i parë që luaj në rolin e mafiozit sicilian, në një film hollivudian me të gjithë yjet e Godfather-it”, ka thënë Marko Caka për KultPlus.

Më 18 shtator të këtij viti do të fillojnë xhirimet për aktorin shqiptar Marko Caka, i cili është pjesë kastës së filmit “The Irishman”, që po konsiderohet si filmi më i madh gangster- biografik i këtij mijëvjeçari, shkruan KultPlus.

 

Dhe pikërisht është po ky film i cili po ribashkon legjendat e filmit të famshëm “Godfather”, De Niro, Al Pacino e Joe Pesci.

Marko Caka ka thënë për KultPlus se ndihet të jetë i privilegjuar që ka marë rol në këtë film, duke specifikuar pikërisht rolin e tij me shumë skena që parashihet të përmbyllet brenda tre muajve xhirim.
“Është një rol me shume skena, pothuajse me tre muaj xhirime. Pra flasim për një film që deri tani ka një buxhet 100 milionë $ dhe një sfidë e madhe e produksionit Netflix me partnerët , Paramount e STX Entertainment dhe që kanë besimin e plotë në drejtimin e regjisë së Martin Scorseze, që do shfaqet në kinematë botërore nga mesi i vitit 2018”, ka shpjeguar Caka për KultPlus.

Ai ka thënë se deri në janar do të jetë me xhirime në këtë film, ku paraqitet në rolin e një mafiozi sicilian në grupin e Joe Pesci, që bëhen shumë të rrezikshëm për kohën, në Shtetet e Nju Jorkut dhe të Pensilvanisë, dhe që janë në opozitë me Rob De Niron, që luan Irishman Frank Sheeran.

“Është ëndrra ime të luaj në një sheshxhirim me tre yjet dhe do të jetë një eksperiencë tre mujore që vetëm një herë të vjen në jetë. Aq më tepër si shqiptari i parë që luaj në rolin e mafiozit sicilian, në një film hollivudian me të gjithë yjet e Godfather-it. Shpresoj që kjo eksperiencë të më ofrojë role protagonistike të këtij karakteri, në filmat e ardhshëm duke ditur që jam anëtar i Unionit të aktoreve SAG-AFTRA, dhe që janë më të favorizuarit e filmave hollivudiane për rolet e vogla”, ka thënë për fund Caka

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.09.2017, 16:05  | L.E. | 663 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.