A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Një video, miliona emocione. Shihni trejlerin për serialin “Në terapi” (Foto/Video)
terapiii.jpg
Loading...

“Ta dinë pacientët gjithçka që më kalon nëpër kokë, sigurisht që kurrë më nuk do vinë tek unë” me këtë fjali ngacmon Nikolla Ristanovski dhe personazhi i tij D-r Terziev me të cilën nis trejleri që pritet gjatë kohë për serialin e ri maqedonas “Në terapi”.

Trejleri zgjatë dy minuta, por definitivisht na tregon shumë për dyzet e pesë episodet që vijojnë. Shtrirja e gjerë e emocioneve, presioni dhe tensioni i pakalueshëm sigurisht që do të zgjojnë çdo ndjenjë përveç mospërfilljes. Si duket, në dhomën melankolike ku zhvillohen sesionet e D-r Terzievit dhe pacientëve të tij, pika më e ndritshme është llava llamba e tij, kurse më qetë notojnë peshqit në akuarium.

Nëpër kuadrot mund të shijohet performanca e një sërë personazheve të ndërlikuar dhe tregimeve akoma më të ndërlikuara nga jeta e tyre. Jelena Jovanova me sytë plot lot në rolin e Milenës shpalos ndjenjat e saja edhe figurativisht edhe në kuptimin e plotë të fjalës. Visar Vishka në rolin e Gentit dhe Dragana Kostadinovska në rolin e të shoqes së tij Zana gjallërisht paraqesin tensionin në martesën e tyre dhe janë shembull i përkryer se pas qeshjes, vjen qarja.

Angela Dimitrova në rolin e tinejxheres dhe notueses Ivana i kërcen të gjitha kërkesat për leje. Toni Naumovski në rolin e ushtarit Vllado qanë po aq fortë sa edhe që provokon. Në lot është edhe Amernis Nokshiqi në rolin e Ana Terzievës, e shoqja e D-r Terzievit. Kurse në gjithë këtë, zëri i vetëm i arsyes është Bedija Begovska në rolin e psikoterapeutit D-r Vera Arsiq.

“Në terapi” nis me emetim më 18 shtator në “TV Sitell”. Nëse duhet konkludojmë diçka nga ky trejler, ajo është se premiera duhet të pritet me padurim.

Më shumë detaje mbi serialin keni në ueb faqen zyrtare: www.NaTerapija.mk

Trejleri është në dispozicion në videon e bashkangjitur më poshtë. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.09.2017, 10:48  | L.E. | 653 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.